Lufta në Ukrainë/ Britania: Afro 1 mijë ushtarë rus në ditë humbën jetën gjatë shkurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë me dije se mesatarisht në ditë 983 ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë, përgjatë muajit shkurt,  duke pësuar një rritje të lartë të humbjeve nga pala ruse.

Sipas Londrës, rritja e numrit të viktimave edhe ruse, pasqyron “përkushtimin e Rusisë për luftë masive dhe shkatërrim”.

Të dhënat nga Ministria Britanike e Mbrojtjes mbi humbjet mesatare ditore për ushtrinë ruse tregojnë se numri i viktimave është rritur në vitin 2023, kur numri më i madh i humbjeve mesatare ditore ishte 967 dhe u regjistrua në Dhjetor.

Ofensiva ruse në Avdiivka filloi në tetor 2023, që ndoshta është shkaku i rritjes së numrit të ushtarakëve të vrarë në fund të vitit 2023. Ministria Britanike e Mbrojtjes vlerëson se mbi 355,000 ushtarakë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë, ndërsa qeveria ruse nuk ka dhënë asnjë të dhënë për humbjet e ushtrisë së saj. /O.S

Të fundit

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve...

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e...

Ndarja e jeta e Artan Lames, reagon kryeministri Rama: Lajm i pabesueshëm!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës, Artan Lame, pas një operacioni në zemër. “Lajm i...

Zbulohet për herë të parë marrëveshja që Nuredin Dumani ka firmosur me SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke goditur njëra pas tjetrës grupet kriminale në vendin tonë. “Çelësi” i hapjes së...

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

Është ndarë nga jeta pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame. Lame, i cili ishte 58 vjeç, mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV