Marrëveshja me Italinë/ Edhe Gjermania e interesuar për të sjellë refugjatë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet që ndodhen në itinerarin e Europës e respektojnë rregullat e shtetit ligjor mund të kthehen në partnerë të Gjermanisë për procedurat e azilit.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që ndodhen në itinerarin drejt Europës e plotësojnë standardet e shtetit ligjor. Në këtë kontekst shikohet nga qeveria gjermane edhe prakticiteti i marrëveshjes Itali-Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën gjermane, “Welt am Sonntag”, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh, se “ka ekspertë, që e shikojnë të mundur një rregullore të tillë, të tjerë thonë, se duhet ndryshuar legjislacioni për këtë. Ne po e shohim këtë me shumë kujdes. Kriter për ne janë të drejtat e njeriut, si mbrohen në juridiksionin europian dhe në kushtetutën tonë.”

Si vende që mund të vijnë në konsideratë, Faeser përmend “shtetet që ndodhen në itinerarin drejt Europës dhe respektojnë rregullat e shtetit ligjor”.

Ndërkohë për të përshpejtuar procedurat e azilit, ministrja e Brendshme, Faeser ka premtuar 300 milionë euro shtesë. “Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët ne e forcojmë me 1.160 punonjës shtesë”, tha Faeser për gazetën gjermane./O.S

Të fundit

Irani tjetër kërcënim ndaj SHBA-ve: Nëse ndërhyjnë, do të hakmerremi ndaj agresorëve!

Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj SHBA-së, ndërsa Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konfliktin në...

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të japë ndikimin e saj tek...

Çfarë ishin naumachiae? Betejat spektakolare detare të romakëve të lashtë

Naumachiae riprodhoi betejat më të mëdha detare në historinë romake. Një nga spektaklet më të kërkuara (dhe të shtrenjta) në qytet. Kur bëhej fjalë për...

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u goditën në Izraelin qendror, verior...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Lajme të tjera

Web TV