Tha se i kishte para borxh: Ermali i përgjigjet deklaratës së Rezart Veleshnjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Mamaqi, i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, përballë moderatores Ester Bylyku, ku ka promovuar filmin e ri “Dy gisht mjaltë 2” dhe ka folur për jetën e tij përtej dhe në ekran.

Një nga temat në të cilat u ndalua për t’u folur ishte një deklaratë që është bërë më herët nga Rezart Veleshnja sipas të cilit, Ermali i ka 8.800 euro borxh.

“Rezartin e kam mik, bëjmë shpesh humor bashkë dhe është e vertetë që i kam dhënë 200 euro sepse ka pasur një skenë shumë të vogël në film, vetëm 1 orë punë. Por, çdo marrëveshje që bëjmë ne dhe ekipi im bëhet para se të shkohet në sheshxhirim, me kontratë ndaj dhe kundërshtitë duhen bërë para jo pasi mbarojnë xhirimet”, u shpreh Ermali.
Konflikti, që u bë publik nga Veleshnja, por siç Ermali e pranoi tashmë është sqaruar, ka nisur muaj më herët, kur aktori deklaroi se Ermali i kishte premtuar 9,000 euro dhe nga ato i kishte dhënë vetëm 200.

“Nëse do kisha bërë gjëra të tilla jeta për mua do ishte shumë e vështirë. Nuk është e vertetë që t’i kem premtuar këtë shifër”, e mbylli reagimin Ermali.

Kujtojmë se Rezart Veleshnja pas një roli të vogël që pati në filmin “2 Gisht Mjaltë 1”, bëri një postim në InstaStory, që nga shumë u mor edhe si shaka, teksa i drejtohej Mamaqit me fjalët: “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”.

Më vonë, si i ftuar në podcastin “Albanian Youtubers”, Rezart Veleshnja ironizoi producentin Ermal Mamaqi duke thënë: “Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”/E.Ç

Të fundit

Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Nga Mero Baze Ka një tërbim të pa frenuar të Ilir Metës kundër kreut të SPAK, Altin Dumani. Përtej fyerjeve...

Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë/ Përcjellësit e energjisë në tokë

Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë. Mesohet se këmbësori Vladimir Muhja...

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24, tha se të rinjtë shqiptarët...

Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta...

‘Sufllaqe nga qielli nuk bien më’/ Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në paralele

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të...

Lajme të tjera

Web TV