Hapja e bazës ajrore të NATO-s ditën e sotme në Kuçovë ka marrë vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare Reuters dhe Associated Press.
Fakti që kjo bazë është e para e aleancës në rajon, ka bërë që këto media t`i kushtojnë artikuj duke i dhënë një rëndësi këtij momenti. Reuters thotë se NATO ka shpenzuar mni 50 milonë euro në këtë bazë ajrore, për të forcuar praninë e saj në rajon.
Në artikujt e tyre këto media ndërkombëtare, përfshinë dhe pjesë nga fjalimi i kryeministrit Rama. Baza e parë ajrore e NATO-s në Shqipëria u rindërtua në Kuçovë në bazën e epokës sovjetike.
Baza e re ajrore do të shërbejë si një qendër modern e operacioneve për trajnimin dhe pritjen e një sërë avionëve luftarakë. Kjo bazë ajrore u mbyll zyrtarisht në vitin 2005. Në artikull nuk lihet pa përmendur as frika nga një kërcënim i Rusisë në rajon./kb