NATO mban stërvitjen më të madhe në Mesdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni vjen në një kohë teksa kërcënimet rriten mes konflikteve në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme

NATO ka zhvilluar stërvitjen më të madhe në Detin Mesdhe. Operacioni pranë brigjeve të Siçilisë vjen në një kohë teksa kërcënimet rriten nga Rusia mes konflikteve në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme dhe në Detin e Kuq me sulmet ndaj anijeve nga rebelët Houthi. Helikopterët qëndronin mbi det ndërsa një nëndetëse e madhe dilte nga deti pranë Katanias dhe disa anije të marinës monitoronin operacionin.

Në bordin e anijes komanduese, kundëradmirali amerikan Thomas Wall, komandant i njësive me nëndetëse të NATO-s, u shpreh se stërvitja vjen gjithashtu edhe në një periudhë kur kandidati republikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e vendeve aleate.

“Jo vetëm që po bëjmë këtë stërvitje të madhe, por njësitë tona detare po punojnë gjithashtu së bashku në të gjitha frontet. Stërvitja ‘Steadfast Defender’, stërvitja më e madhe e NATO-s prej dekadash po vazhdon në Atlantikun e Veriut. Në planin detar, është një demonstrim i qartë i unitetit dhe fuqisë sonë transatlantike”, tha Wall.

Shtatë nëndetëse të NATO-s nga Greqia, Franca, Italia, Spanja, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara morën pjesë në stërvitjen pranë brigjeve të Siçilisë. Mjetet detare që marrin pjesë në stërvitjen “Dynamic Manta 24”, shkëmbejnë rolet duke përmirësuar kapacitetet në dyluftimin në det.

Objektivi kryesor është përgatitja e ekuipazheve të NATO-s për t’u përshtatur dhe për t’iu përgjigjur çfarëdolloj kërcënimi që vjen. Marina italiane është organizatore e stërvitjes dhe ofron mbështetje logjistike nga baza detare në Augusta, nga porti i Katanias dhe baza ajrore në Sigonella. Stërvitja do të vazhdojë deri më 8 mars./O.S

Të fundit

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Lajme të tjera

Web TV