NATO nuk mund të ruajë Shqipërinë dhe Kosovën nga shqiptarët antiperëndimorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze,

Kur u ndërtua baza ushtarake e Kuçovës, që sot u bë bazë e NATO, qyteti quhej Qyteti “Stalin”. E ndërtuar një vit pas vdekjes së Stalinit me ndihmën edhe të fondeve sovjetike, ajo e nisi jetën e saj si pjesë e Traktit të Varshavës dhe sot është bazë e NATO.
Udhëheqësi i atëhershëm i Shqipërisë e kishte nevojë jetike të qëndronte në pushtet si stalinist.

Historia e bazës ndjek në një farë mënyre historinë e rrugëtimit gjeostrategjik të Shqipërisë, nga një vend i Traktatit të Varshavës në një vend anëtar të NATO dhe pjesë e aleancës perëndimore në rajon.

Sot Shqipëria ka dakordësi të plotë formale politike, për praninë e NATO në vendin tonë, por prania e NATO nuk është thjeshtë çështje ushtarake.
Prania e NATO në Shqipëri është mbi të gjitha një çështje politike. Që NATO të jetë në një vend properëndimor, nuk ka nevojë vetëm për dakordësi formale për praninë e saj, se për gjëra të tilla nuk është se shqetësohet, por ka rëndësi që vendi të ketë orientim të qartë perëndimor, dhe të jetë aleat i perëndimit jo vetëm me fjalë, por me një sistem të garantuar të vlerave perëndimore.

Siguria kombëtare e Shqipërisë, dhe në strategjinë e sigurimit kombëtar, garantohet mes të tjerash nga ekzistenca e një rendi demokratik, shteti ligjor, dhe një vendi të lirë bazuar në parimet e perëndimit.

Shqipëria prej vitit 1990 i ka mbijetuar kursit të saj perëndimor, por disa herë vendi ka bërë hapa pas nën presionin e sjelljeve antiperëndimore të politikës.

Në vitin 1997, Shqipëria u përfshi nga revolta dhe u vu nën kontroll ndërkombëtar, pasi presidenti i vendit, Sali Berisha udhëhoqi prej dy vitesh një kurs antiperëndimor, manipuloi zgjedhjet, burgosi liderin e opozitës masakroi gazetarët kundërshtarë duke nxitur revoltë popullore kundër pushtetit të tij.

Ndërsa largohej nga pushteti, ai fajësonte perëndimin se po e hiqnin se donin të sillnin baza ushtarake amerikane në Shqipëri. Një herë deklaroi se kërkonin një bazë ushtarake në Bizë, një herë tjetër se donin një bazë ushtarake në Durrës e më pas në Sazan.

Lexo edhe :  Doktor Zhivago/ Çmenduritë e jetës së re në Rusinë Bolshevike

Natyrisht kjo ishte një gënjeshtër, por vetëdija e Sali Berishës se mund të largohej nga pushteti prej bazave ushtarake perëndimore reflektonte subkoshiencën e tij antiperëndimore.

E gjithë revolta e tij kishte të bënte vetëm me faktin se po ikte nga pushteti me mbështetje të SHBA dhe perëndimit në tërësi.

Të njëjtën politikë po ndjek dhe tani. Edhe pse sot, nga maja e penxheres i shprehu mbështetje bazës ushtarake të NATO në Kuçovë, (pa ja kërkuar njeri) çdo mbasdite mban nga një fjalim kundër SHBA dhe perëndimit që e ka sanksionuar “non grata” dhe familjarisht si hajdut, duke u përpjekur  të krijojë një kontingjent taliban antiperëndimorë në Shqipëri.

Është kjo arsyeja që kur perëndimi flet për stabilitet politik në Shqipëri, nuk nënkupton se stabiliteti duhet të shtyp demokracinë, por vendi nuk duhet të destabilizohet nga politika antiperëndimore që ngjallin liderë popullsitë të tipit Sali Berishës.

E njëjta gjë vlen dhe për politikën e Kosovës. Baza e NATO në Kuçovë është një siguri më shumë për Kosovën, dhe një lajm I mirë për botën shqiptare, por NATO nuk mund të ruaj Shqipërinë dhe Kosovën nga shqiptarët antiperëndimorë.

Ajo është këtu për të na ruajtur nga rreziqe që mund të na vijnë nga larg.
Është kjo arsyeja që ndonjëherë në Kosovë njerëzit apo ithtarët e liderit populist bëhen nervozë pse Shqipëria i del kundër Kosovës duke qenë në anën e Perëndimit. Del dhe do të dal sa herë në Kosovë të ketë një politikan që i bën karshillëk perëndimit, pasi siguria kombëtare e shqiptarëve garantohet nga Perëndimi.

Nga rreziqet që I sjellim ne perëndimit në Shqipëri duhet të ruhemi vet, duke I izoluar liderët antiperëndimorë të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndryshe kjo baza e NATO që sot u inaugurua në Kuçovë, do të duket sikur është ndërtuar prap në Qytetin “Stalin”./kb

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV