VIDEO/ Inter triumfon ndaj Genoas, Kristjan Asllani gjen golin e parë me zikaltërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inter siguron fitoren e 12-të në 12-të ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, ndërsa mori tri pikët në ndeshjen ndaj Genoa-s në “San Siro”.

Sfida e fundit e javës së 27-të të Serie A u mbyll me rezultatin 2-1, ku mes protagonistëve ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani.

Takimi u zhbllokua në minutën e 30’, me Asllanin që realizoi një perlë të vërtetë pas asitit të dhuruar nga Sanchez.

Me këtë gol, Asllani nis një faqe të re në karrierën e tij, duke shpërblyer besimin e trajnerit Inzaghi, teksa talenti “kuqezi” u rikthye te goli jo vetëm në elitën e futbollit italian, por edhe në “San Siro” sepse golin e parë e shënonte pikërisht ndaj “zikaltërve” më 6 maj 2022 në sfidën Inter-Empoli 4-2.

Genoa nga ana tjetër reagoi në minutën e 54’, me Vasquez që shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë përballje.

Pas këtij triumfi Inter kryeson me 72 pikë, teksa Genoa nga ana tjetër renditet në vend të 12-të me 33 pikë.

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV