Gjykata tërhiqet për të marrë vendim për Belerin, tension mes palëve në seancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e fundit për çështjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në këto momente, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar për Belerin.

Sipas raportimeve mediatike, gjatë seancës pati tensione mes gjykatës, avokatit të Fredi Belerit dhe këtij të fundit personalisht.

“Unë kërkoj drejtësi, më është cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor”, mësohet të ketë thënë Beleri, sipas të cilit i është cënuar prezumimi i pafajësisë.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Fredi Belerit me 2 vite e 6 muaj burg, për akuzën e korrupsionit zgjedhor. SPAK pretendon se me anë të përgjimeve dhe vëzhgimeve ambientale të kryera ndaj Belerit dhe bashkëpunëtorëve të tij para zgjedhjeve të 14 Majit, si dhe dëshmisë së një personi që zgjodhi të bashkëpunonte me drejtësinë, ka konfirmuar se Beleri dhe shtabi i tij elektoral kanë dhënë para gjatë fushatës elektorale për të siguruar vota.

Nga ana tjetër avokatët e Belerit i kanë konsideruar përgjimet e kryera fillimisht nga prokuroria e Vlorës si të paligjshme./O.S

Të fundit

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të...

Arsyeja pse duhet të përfshijmë hithrën në dietën tonë

Në kohët e lashta hithra vlerësohej shumë nga mjekët e kohës. Dioskorides dhe Hipokrati, të cilët e zbuluan, e përdorën atë për të trajtuar...

Asnjë kritikë! Pse filmi në Netflix ‘Adoleshenca’ po merr lavdërime të shumta?

Shikuesit dhe kritikët kanë grumbulluar lavdërime për dramën e Netflix-it ‘Adoleshenca’, ku shumë persona e quajnë atë si një shfaqje televizive historike. Seriali britanik me katër pjesë...

Doni që parfumi të zgjasë me orë të tëra? Ja 5 këshillat që duhet të ndiqni

Nëse do të duhej t’i kategorizonim vajzat dhe gratë sipas aromës së tyre, ndoshta do t’i ndanim në dy grupe: ato që zgjedhin një...

“Berisha desh vdiq, doli si kufomë”, Ngjela për Gërdecin: SPAK ka prova të reja

Më 15 mars u përkujtua 17-vjetori i shpërthimit tragjik dhe krimit shtetëror të asaj kohe, ku në Gërdec u vranë në fabrikën e demontimit...

Lajme të tjera

Web TV