Aktorja e njohur tregon arsyen që e detyroi të largohej nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur Julia Ilirjani ka treguar për herë të parë arsyen pse ka ikur nga Shqipëria. Ajo jetonte këtu pas ndarjes nga babai i vajzës së saj, i cili ishte shtetas i huaj, mirëpo diçka e detyroi të ikte nga vendlindja.

Në një bisedë me Jetmirin në oborrin e shtëpisë së BBV, Julia tregoi se është larguar drejt Amerikës kur kuptoi se vajza e saj bullizohej në shkollë dhe për këtë arsye kishte tentuar edhe t’i jepte fund jetës. Në krahët e saj ajo ka gjetur shenja të prerash.

“Isha vetëm me një vajzë 13 vjeçe. Unë ika nga Shqipëria sepse më bullizuan vajzën. Jam larguar brenda një muaji, se vajza po fillonte të priste krahët. Nuk doja ta humbja. Nuk do rrija të zgjidhja çështjet e Shqipërisë në atë kohë . Ndodhi në shkollë. Unë e kam rritur vajzën vetë, çdo ditë, çdo sekondë dhe kur sëmurej e ndjeja dy ditë para, se i ndjeja frymëmarrjen, i ndjeja erën. Kur e rrit fëmijën vet, i di të gjitha. E shikoja që kishte ca sjellje, por mendova që është ndryshimi i moshës. Ajo rrinte me bluza me mëngë të gjata, kur një ditë sesi e kapa për dore dhe ju ngrit bluza. Pashë shenja të prera. Ja ngrita mëngët dhe pashë që në të dyja krahët kishte të prera. Atëherë më iku mendja”, tregon ajo./E.Ç

Të fundit

Vrasja e Osman Berberit, cili është roli i shokut të tij, Besnik Ndou?

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur nw...

Vrasja e “Pushit”, pse dyshonte nëna e viktimës te dy shokët e tij. Dëshmitë

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të vitit 2009, kur...

Masat për turizmin në Shkodër/ Autoritetet dhe operatorët kërkuan ndalimin e punimeve

Masat e marra për sezonin turistik, bënë bashkë drejtuesit vendor në qarkun e Shkodrës. Në fokus ishte zbatimi i ligjit dhe rregullores së re për ndalimin e...

Berisha: Sokol Mëngjesi u godit nga një grup kriminal! Qëllimi ishte eliminimi i tij

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij nga ballkoni i banesës, ku ndodhet në “arrest shtëpie” tha përpara simpatizantëve të tij se Sokol Mëngjesi...

E quajti Princeshë Dianën miken e saj të mirë, deklarata e Nicki Minaj zemëron britanikët

Asnjë nga fansat e Nicki Minaj që ndodheshin në Birmingham të Anglisë, nuk prisnin që reperja të bënte homazhe për Princeshën Diana. Këngëtarja 41-vjeçare ishte në...

Lajme të tjera

Web TV