Ca ide interesante për gruan e jetës suaj këtë 8 mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gruaja e jetës tënde është e tillë jo pa arsye, prandaj meriton botën dhe ti e di mirë këtë! Ne gjithashtu e dimë. Gjithsesi rutina e përditshme është e lodhshme, stresuese dhe hera-herës na ritmi i rrëmbyer na bën të harrojmë ato gjërat e vockla që na ndryshojnë humorin. Dhuratat për njerëzit e veçantë. Prandaj ekzistojnë data të tilla si 7-8 marsi.

Tani, hapi tjetër është dhurata. Çfarë do ta bënte të lumtur një grua?

1- Set me qirinj aromatikë
Seti i qirinjve jo vetëm që të qetëson sytë kur e sheh të vendosur në një kënd të shtëpisë, por të çlodh me aromën. Eshtë terapi në çdo ndezje dhe nëse gruaja e jetës suaj i preferon qirinjtë, është e sigurtë që do të fiksohet!

2. Një orë
Një orë klasike dhe elegante është dhuratë që nuk njeh kohë dhe shumë simbolike. Do t’ju kujtojë sa herë ta shohë dhe në rastin më të mirë do t’ju mbajë gjithnjë me vete.

3.Rezervoni një darkë në restorantin e saj të preferuar
Asgjë nuk ja ndryshon më shumë humorin një gruaje sesa një mesazh i tipit: “Bëhu gati, në orën 20:00 do vi të të marr.” Kjo grua mund të jetë bashkëshortja juaj, motra, mami dhe pse jo vjehrra.

4. Gift card për shërbimet që ajo do më shumë
Lini një takim në SPA dhe brenda gift card zgjidhni disa shërbime që do ta ndihmonin ta shijonte ditën pushim. Të nisi me trajtime fytyre, masazhe relaksuese dhe të përfundojë me një krehje flokësh e make up sipas dëshirës së saj. Bonus: Ndërkohë që ajo shijon dhuratën, ju bëni shtëpinë xixë! Mbyllje më të bukur s’ka!/E.Ç

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV