Policia greke ka marrë një telefonatë ditën e djeshme rreth orës 16:31, për një debat mes disa personave në rrugën “Yfantourion”, në Zakynthos. Pasi shkuan në vendngjarje efektivët e policisë ndaluan shtetasin Artur Sakaj, 37 vjeç nga Patosi, drejtues i mjetit “Fiat” me targa ZAE1936, e cila kishte xhamat e thyer.
Gjatë marrjes në pyetje në vendngjarje, ai ka deklaruar se përballë farmacisë që ndodhet aty pranë, shtetasi Arian Rrapaj, 41 vjec, i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij dhe pasi e ka fyer nga brenda mjetit, ka dalë menjëherë dhe duke iu afruar, ka thyer xhamat anësore dhe të pasme të mjetit të tij dhe e ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e pasme të kokës.
Vëllezërit Rrapaj dëmtuan një automjet tjetër të Artur Sakajt, i cili ishte i parkuar jashtë shtëpisë, më pas hynë në shtëpi kundër dëshirës së kunatës së tij, duke kërkuar bashkëshortin e saj, i cili ndodhej jashtë Zakynthos dhe me nxitjen e saj për t’u larguar nga shtëpia, ata me forcë kanë kapur fëmijën e saj të mitur për ta marrë me vete, por kjo nuk është bërë e mundur për shkak të mbërritjes së policisë.
Nga hetimet në vendin e ngjarjes fillestare si dhe rreth tij në një zonë të treguar nga Artur Sakaj, nuk u gjet asnjë armë zjarri apo prova të tjera në lidhje me të, as nuk u konfirmua nga dëshmia e një personi të tretë. Të plagosurit Arian Rrapaj dhe Artur Sakaj janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Rrapaj po trajtohet për masa paraprake në Spitalin e Zakynthos./O.S