Konflikti mes vëllezërve përfundon në tragjedi/ Ndërron jetë 70-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Azis Musaj, 70-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri nga i vëllai në fshatin Çukë e vjetër të Lushnjes, ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranës.

Azis Musaj u përfshi në një konflikt me vëllanë e tij Nazif Musaj, 77 vjeç.

Sherri ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit dhe sipas bluve, ka pasur si shkak mosmarrëveshjet që kishin palët për çështje pronësie. Konflikti mes vëllezërve degradoi në atë pikë, sa që sipas policisë, Azis Musaj ka goditur me sopatë vëllanë e tij Nazifin, ndërsa ky i fundit e ka qëlluar të parin me armë zjarri.

Të dy u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nazif Musaj u plagos me sëpatë në dorë dhe fytyrë, ndërsa vëllai i tij Azisi u plagos me plumb në kokë edhe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranës, ku edhe humbi jetën.

Arma e zjarrit dhe sopata, të përdoruara gjatë konfliktit, janë sekuestruar.

Nazif Musaj ka deklaruar për policinë se vëllai i vogël e ka goditur i pari dhe prandaj ai u detyrua të nxirrte armën dhe ta gjuante. Sipas dëshmisë, ai donte të vriste dhe veten, por e pa që vëllai ishte gjallë dhe nuk e bëri këtë veprim.

“Vëllai më i vogël më goditi disa here duke më vënë poshtë. I gjendur në këto kushte nxora pistoletën dhe e qëllova. Kisha kohë që kisha probleme me të, kisha njoftuar dhe te policin e zonës. Pasi e qëllova me pistoletë doja të vrisja dhe veten, por e pash qe ai nuk vdiq dhe nuk e bëra këtë veprim”, mësohet të jetë shprehur 77-vjeçari./O.S

Të fundit

‘Me i pas dy jetë ti kisha dhënë ty’, publikohet kënga e Kombëtares përpara ‘Gjermani 24’

Më shumë se një këngë, himni që do shoqërojë Kombëtaren në finalet e Europainit 2024 është një mesazh i...

Nuk e fitoi dot “BBV3”, rrëfehet si asnjëherë më parë Jul Deda, zbulon gabimin që bëri

Julian Deda ishte këtë të enjte në “Ftesë në 5” ku ka folur “shtruar” për eksperiencën e tij në Big Brother Vip, të cilës...

Kuvendi i hap dritën jeshile ngritjes së komisionit anti-SPAK

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Kuvend në seancën e së enjtes. Komisioni u miratua me 74 vota pro, teksa 12 ishin kundër...

Pse nuk i kemi adresat si e gjithë Evropa…?!

Nga Ben Andoni Identifikimi i adresës sime personale në Tiranë është gati po ai i vjetri me përjashtimin e vetëm, që emri i rrugës ka...

Vota e Diasporës/ Celibashi: Nga pikëpamja teknike është e garantuar

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nga pikëpamja teknike vota e emigrantëve është e garantuar. Në një intervistë televizive, Celibashi është shprehur se...

Lajme të tjera

Web TV