Një banesë ka marrë flakë pranë zonës se ish Kapelës në Vlorë. Dyshohet se ka marr flakë si rrjedhojë e shkëndijës elektrike
Një person ka humbur jetën në Vlorë këtë të mërkurë, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.
Burime policore thanë se viktima është një person i paralizuar, i cili vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.
Dyshimet paraprake të policisë janë se flakët në banesën private në zonën e ish-kapeles janë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
1 nga 3
–+
/O.S