Grabitësi shqiptar fiton betejën gjyqësore në Britani, edhe pse gënjeu për kombësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BRITANI E MADHE – Një grabitës shqiptar ka fituar një apel gjyqësor për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se gënjeu për kombësinë e tij për të fituar nënshtetësinë britanike dhe nuk zbuloi të shkuarën e tij kriminale.

Arsimi Murati, 46 vjeç, apeloi me sukses një përpjekje të Sekretarit të Brendshëm për t’i hequr nënshtetësinë, pasi ai pretendoi në mënyrë të rreme se ishte kosovar për të qëndruar në MB dhe nuk tregoi se kishte vuajtur një dënim të gjatë me burg për grabitje me armë në Shqipëri.

Një gjykatës i imigracionit të gjykatës supreme tha se Sekretari i Brendshëm nuk kishte arritur të provonte se Murati kishte dijeni për dënimin, kur ai aplikoi për leje për të qëndruar në MB, pasi ai ishte gjykuar për krimin në mungesë.

Murati pohoi gjithashtu se dëbimi i tij do të ishte një shkelje e të drejtës së tij për jetë familjare, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Vendimi do të thotë se Murati do të lejohet të qëndrojë përgjithmonë në MB.

 

 

“Dëboni kriminelët e rrezikshëm”

Megjithatë, vendimi shkaktoi një reagim të ashpër. “Kjo tregon pse ne kemi nevojë për reforma urgjente të sistemit të azilit dhe ligjeve të të drejtave të njeriut, për të lejuar dëbimin e shpejtë dhe efektiv të kriminelëve të rrezikshëm,” tha një deputet i lartë i konservatorëve.

Murati mbërriti në Britaninë e Madhe në nëntor të vitit 1999 për të kërkuar azil si një kosovar që ikën nga lufta në vendin e tij. Ai u pranua si shtetas i republikës së atëhershme federale të Jugosllavisë dhe iu dha leja e pacaktuar për të qëndruar, përpara se të natyralizohej si shtetas britanik në nëntor 2006.

Lexo edhe :  Përndiqte të miturën/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Në vitin 2007, qeveria shqiptare nisi procedimin e ekstradimit ndaj tij, sepse një vit para mbërritjes së tij në Britaninë e Madhe, ai ishte dënuar për grabitje me armë dhe ishte dënuar në mungesë me 11 vjet e gjysmë burg. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur dënimin me burg.

Deri atëherë, ai ishte martuar dhe kishte tre fëmijë, por gruaja e tij vdiq nga kanceri në tetor 2012 dhe fëmijët e tij u vendosën nën kujdesin e autoriteteve lokale. Pas lirimit nga burgu në vitin 2015, ai u kthye për të jetuar në Britaninë e Madhe dhe në shtator 2019 iu kthyen fëmijët e tij./O.S

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV