Që prej nisjes së takimit në Shkodër, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku ka analizuar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, strukturën financiare, të burimeve njerëzore dhe të treguesve të performancës.
Për sa i përket burimeve njerëzore mësohet se është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.
Sa i përket anës financiare burime nga takimi bënë të ditur për Panorama.al se bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që përforcojnë më mirë.
Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian./O.S