A synon të marrë drejtimin e PD-së? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se po të kishte pasur ambicie për të drejtuar PD-në, sjellja e saj do të kishte qenë ndryshe.

Ajo tha në një intervistë për Euronews Albania se të qenurit e përfshirë në politik, normalisht që ka të bëjë edhe me ambicien personale por sipas saj detyra kryesore e politikanit është të tejkalojë veten dhe të tregojë se mund të punojë për të mirën e vendit edhe pa pasur ndonjë pozicion.

“Kur je në politik nuk do të thotë se nuk ke fare ambicie, por unë po të kisha ambicie për të drejtuar Partinë Demokratike, sigurisht që do të isha sjellë ndryshe. Unë kur them që jap dorëheqjen nga një pozicion jap me të vërtetë dorëheqjen nga ai pozicion. Kam qenë pa asnjë pozicion në pjesën më të madhe të jetës sime. Pozicioni më jep mua një privilegj që ndoshta në disa raste mund të jetë edhe i pamerituar, unë besoj se sot kemi një detyrë të kalojmë veten. Këtë duhet ta tregoj nga vetja” ,- tha Jorida Tabaku./O.S

Të fundit

Raporti i World Economic Forum/ Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e...

Superbomba amerikane GBU-57, e vetmja që zgjidh problemin me Iranin

Pika kyçe mbrohet nga "mali i shenjtë", siti bërthamor Fordow. Brenda këtij bunkeri gjigant, Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për...

“Durimi ynë u sos”/ Trump kërcënon liderin iranian: Paç fat

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj lakonikisht: Paç fat. Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka...

Shqipëria, e para në Europë për fluturimet, 160% më shumë se para pandemisë

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë...

Misioni i Iranit në OKB: Trump, gënjeshtar dhe frikacak!

Misioni i Iranit në OKB sapo i është përgjigjur pretendimit të Presidentit amerikan Donald Trump se Teherani i është drejtuar Uashingtonit për negociata. “Asnjë zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV