Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, flet miku i tij: Pas krimit qëndron grupi turk..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miku i Besar Nimanit, boksierit shqiptar nga Kosova që u ekzekutua me armë zjarri në 9 mars në Gjermani, beson se pas kësaj ngjarje fshihet i njëjti grup kriminal i përbërë nga turq dhe iranianë që e kishin sulmuar 10 vite më parë.

Në një prononcim për mediat e Kosovës, Xhavit Visoka tha se grupi kriminal donte që i ndjeri të ishte pjesë e organizatës nën urdhrat e tyre por boksieri nuk kishte pranuar.

“Njerëz turko-iranian, ata të cilët as veten nuk e duan, ata kanë menduar që munden edhe Besarin me e fut në grupin e tyre, kështu ka lind konflikti. Klan mafioz, narkomanësh, bastardësh. Besarin me mbyt ke mundur, por me frikësuar jo. Besoj që po, të njëjtit si para 10 vjetësh. Ai ka boksuar shqip, ka qenë luan, ka qenë i paparë”, u shpreh miku i të ndjerit.

38-vjeçari shqiptar Besar Nimani u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë sapo doli nga restoranti ku po darkonte me miqtë e tij./O.S

Të fundit

“Si më tha”? Juli bëhet nostalgjik dhe kujton fjalët e të birit brenda shtëpisë së BBVA3

Aktori Julian Deda i cili u rendit i dyti në finalen e madhe të reality show-t Big Brother Vip...

Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Gati në afatin që kemi premtuar

Në tunelin e Llogarasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve. Ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në të gjithë gjatësinë e tij,...

Gjermania ‘shuplakë’ Mitsotakis: Kërcënimet greke ndaj Shqipërisë, fjalë boshe…

Kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE thekson gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë fjalë boshe. Kryeministri shqiptar Edi Rama thekson...

Dashamir Shehi shpërthen kundër opozitës: Korrupsionin duhet ta luftojnë të gjithë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ishte i ftuar në një program televiziv, ku foli për projektrezolutën e PS për luftën ndaj antikorrupsionit. Gjatë intervistës Shehi...

Sejko raporton në Komision: Nuk parashikojmë rritje të kredive me probleme

Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme, e mbështetur nga rritja e konsumit, e investimeve, eksporteve, punësimit...

Lajme të tjera

Web TV