Pentagoni: Do dërgojmë 300 milionë dollarë armatime të reja për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pentagoni do të dërgojë me shpejtësi armatime me vlerë prej 300 milionë dollarësh në Ukrainë, pasi shqyrtoi kontratat aktuale dhe identifikoi hapësira për të ulur kostot. Shtëpia e Bardhë tha të martën se sidoqoftë ushtrisë i duhen të paktën 10 miliardë dollarë buxhet shtesë për të riplotësuar të gjitha armatimet që ka tërhequr nga rezervat për t’ia dërguar Ukrainës.

Kjo është ndihma e parë për Ukrainën që njofton Pentagoni që nga muaji dhjetor, kur pati njoftuar se kishin mbaruar fondet. Madje gjatë ditëve të fundit, zyrtarët pranuan publikisht se jo vetëm që kishin përfunduar fondet, por se duheshin edhe 10 miliardë dollarë të tjera.

Njoftimi u bë ndërsa Ukrainës i ka rënë në mënyrë të rrezikshme niveli i municioneve dhe ndërsa përpjekjet për të siguruar armatim të ri kanë ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtive të ligjvënësve republikanë. Zyrtarët amerikanë patën këmbëngulur prej muajsh se Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin në gjendje të rifillonin me dërgesat e armatimeve derisa Kongresi të miratonte fondet shtesë, të cilat janë pjesë e projektbuxhetit të ngecur.

Fondet shtesë do t’i kishin mundësuar Pentagonit që të tërhiqte nga rezervat aktuale bazuar në urdhëra ekzekutivë të presidentit, për t’i dërguar ato në Ukrainë dhe për të shpallur kontrata të reja për blerje armatimi që do të zëvendësonte këto rezerva të nevojshme për gjendjen e gatishmërisë së ushtrisë amerikane.

“Kur forcat ruse përparojnë dhe godasin me artileri, Ukraina nuk ka municion të mjaftueshëm për t’iu kundërpërgjigjur zjarrit”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, ndërsa njoftoi ndihmën prej 300 milionë dollarësh.

Pentagoni gjithashtu ka vepruar në kuadrin e një iniciative tjetër për Ndihmën për Sigurinë e Ukrainës (USAI), që ka mundësuar financimin e kontratave më afatgjata me industrinë e mbrojtjes për të prodhuar armë të reja për Ukrainën./O.S

Të fundit

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD...

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Lajme të tjera

Web TV