test

Urgjenca e QSUT pjesërisht jashtë funksionit, rastet dërgohen tek Trauma dhe Sanatoriumi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej datës 11 shkurt, urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT, vijon të jetë pjesërisht jashtë funksionit për shkak të një zjarri që ra në një dhomë ku ndodheshin serverat në katin minus një të godinës së re.

Rastet e urgjencës dërgohen tek spitali i Traumës dhe Sanatoriumit, ndërsa rastet sensitive trajtohen tek urgjenca. Sipas një grafiku, ne spitalin e Traumës dhe Sanatoriumit dërgohen edhe bluzat e bardha të specializuar për urgjencat e sëmundjeve të brendshme. Ndërkohë për  të gjithë ata qytetarë që vijnë personalisht në urgjencë, është një staf i cili i orienton që të shkojnë tek Trauma ose Sanatoriumi.

Ndërkaq, qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brendshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Konkretisht, në urgjencën e QSUT sillen urgjencat neurologjike dhe urgjencat gastrointestinale, ndërsa të shtunë dhe të dielë i shtohen urgjencat kirurgjikale. Ndërsa gjatë ditëve të javës, urgjencat kirurgjikale dërgohen tek Trauma.

Kurse urgjencat kardiake dërgohen tek Sanatoriumi.

Urgjenca është e hapur për çdo lloj urgjence, por në kushte stabël të pacientit, sipas problematikës dërgohen në spitalet përkatëse të sipërpërmendura.

Pyetur nga Report Tv se kur do ti kthehet plotësisht  normalitetit urgjenca e re që ka vetëm një vit e inaguruar, Ministria e Shëndetësisë të vetmen përgjigje që jep është: Shumë shpejt. Pra, nuk ka një datë të saktë.

Me datë 2 mars Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për zjarrin në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, ndërkohë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Lexo edhe :  Vala e të nxehtit, sot temperaturat maksimale arrijnë në 40 gradë celsius

Ndërkohë nga akt-ekspertiza e cila u zbardh ditë më parë nga Report Tv e shqiptarja.com mësohet se shkak i zjarrit që ra në katin -1 të Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u bë një keqfunksionim i baterive. Akt ekspertiza e konsideron zjarrin aksidental./O.S

Të fundit

Leonardo DiCaprio, xheloz për suksesin e Margot Robbie

Leonardo DiCaprio thuhet se e ka zili Margot Robbie. Siç dihet, filmi “Barbie” i Margot Robbie u vlerësua nga fansat...

Ky këngëtar pritet të jetë një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4

Këngëtari i njohur Young Zerka, mund të jetë një nga banorët e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në...

Françeska Murati shtatzënë? Ish-banorja e BBVIP 3 sqaron të vërtetën

Ish-banorja e Big Brother Albania VIP 3, Françeska Murati është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme, e kjo për shkak të postimeve të...

Nuk keni për ta njohur/ Ylli i “Game of Thrones” transformohet për rolin e ri

Ylli i “Game Of Thrones”, Jack Gleeson, dukej i panjohur teksa bëri një shëtitje në Londër të mërkurën. Aktori, 32 vjeç, i cili luajti...

Kroaci-Itali, Dalic: Kam besim te skuadra, bëjmë ndeshje të madhe

Zlatko Dalic, tekniku i Kroacisë, u përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes me Italinë. “Ne jemi gati, të gjithë janë në formë, përveç Vidës që...

Lajme të tjera

Web TV