Escobar ka deklaruar se Kurti i ka premtuar se do t’i marrë parasysh propozimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe parntnerët ndërkombëtarë për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që prek më së shumti qytetarët serbë.
“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë histori të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga historitë e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, u shpreh Escobar.
Heqja e dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë, shkaktoi krisje në marrëdhëniet mes liderëve të Kosovës dhe SHBA-ve deri në pikën sa Kurti u paralajmërua se Prishtina zyrtare nuk do të shihej më si partner i besueshëm në Ballkanin Perëndimor nëse nuk ndjek propozimet e aleatëve për stabilitet.
Escobar nisi ditën e djeshme vizitën e tij në Kosovë ku u takua më së pari me presidenten Vjosa Osmani dhe me krerët e partive opozitare, gjithashtu me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. Pas takimeve që pati, Escobar theksoi nevojën për angazhim më të madh të 2 palëve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit./O.S