Ministrja Denaj: Produktet “made in Albania” po rrisin cilësinë dhe standardet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 14 Marsit.
Gjatë vizitës që zhvilloi në panairin e hapur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë me rastin e Ditës së Verës, Denaj deklaron se cilësia e produkteve shqiptare është rritur dhe në këtë kuadër ajo shprehet se tregjet e krijuara me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe ato ndërkombëtare do të jenë një akses edhe për turistët e huaj.

“Së pari për gjithë shqiptarët gëzuar këtë ditë të bekuar të verës! Ardhtë o mbarë dhe me bereqet! Është një ditë shumë e bukur siç e shikoni edhe vetë plotë me aktivitete, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfaqësohet me qendrat e saj, të cilat në gjithë Shqipërinë realizojnë paralelisht produkte bujqësore dhe këtu jemi për t’i tregtuar sikurse edhe për ti bërë më shumë shqiptarët që të blejnë shqip.

Unë jam shumë krenare në fakt që ky ndërgjegjësim është rritur falë edhe cilësisë së produkteve shqiptare, që sot jo vetëm kanë çarë tregjet ndërkombëtare dhe ato cilësore, por po konkurrojnë denjësisht në vendin tonë me produkte, të cilat edhe pse vlera mund të jete pak më e rritur siç na u ankua një konsumator cilësia është ajo që prevalon. Shumë mbarësi të gjithëve të cilët punojnë dhe lidhen në një zinxhir vlerash produktesh dhe ekonomie shkalle.

Për sa i takon aktiviteteve të sotme mendoj që këto janë aktivitete që duhet të zhvillohen përtej Ditës së Verës, sigurisht simbolika vlen, por ne duhet të jemi gjithmonë me konsumatorët, me gjithë fermerët, blegtorët për të mundësuar një shitje në tregjet tona qoftë ato të krijuara me mbështetjen e qeverisë ashtu edhe me partnerët tanë ndërkombëtar që jo pak kanë krijuar tregje në të gjithë Shqipërinë dhe besoj që do jenë akses shumë të mira për turistët e këtij viti që besoj 14 milionëshin e kapim pa frikë”, deklaroi ministrja Denaj./O.S

Të fundit

Shitjet e Tesla-s bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë

Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka...

Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

Stresi, ka qenë një mbështetës i hershëm i Gjestin në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Së fundmi ai ka komentuar situatën...

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriam Cani e uron me fjalë të ndjera

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga partnerja e...

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri dyshohet se është vetëvarur...

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Lajme të tjera

Web TV