Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, të dy banues në Leyton, në lindje të Londrës, u shpallën fajtorë të premten në Gjykatën Southëark Croën.
Bëhet fjalë për 9 udhëtime të emigrantëve shqiptarë në vitet 2016 dhe 2017 drejt Britanisë së Madhe. Hilaj ishte organizatori ndërsa Kadena e ndihmonte duke shërbyer si pilot i avionëve të vegjël. Emigrantët që udhëtonin drejt Britanisë paguanin shuma deri në 10 mijë paund dhe disa qindra paund pasi zbrisnin për dokumenta false.
Hilaj, i cili kishte shkuar në Britaninë e Madhe në vitet 1990 dhe më parë punonte si pronar restoranti dhe roje sigurie, i furnizonte emigrantët me dokumente false.
Piloti i grupit, pra Kreshnik Kadena do të ngrihej nga North Ëeald Airfield në Epping Forest, Essex dhe do të fluturonte për në aeroportin Le Touquet në brigjet e Francës veriore për të mbledhur tre deri në katër migrantë për t’i kontrabanduar në Britaninë e Madhe në çdo udhëtim./O.S