Zbulohet e vërteta për gjurmët e bardha të avionëve në qiell (fotot)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë njerëz janë mësuar me këto gjurmë të bardha në qiell dhe i pranojnë tashme si të ishin një tipar i zakonshëm, si për shembull retë apo zogjtë.

Ata që kanë tendencë të besojnë te shkenca nuk merakosen, ndërsa ata që dyshojnë më shumë zgjedhin linjën e ashtuquajtur ‘konspiracioniste’ të cështjes.

Kjo e fundit që është gjithnjë e në rritje vitet e fundit thotë se gjurmët e bardha janë kimikate që spërkaten në ajër nga qeveritë.

Teoria e ka origjinën prej viteve 1990 kur një dokument i forcave ajrore të SHBA i publikuar në media fliste për ‘sisteme të modifikimit të motit’ që shfrytëzonin forcat ajrore për të arritur ato që quanin “objektiva ushtarakë”.

Prej ideve të përmendura aty kanë nisur teoritë se këto gjurmë, të njohura si “gjurmë kimike” janë një nga mënyrat e qeverive për të kontrolluar motin dhe tiparet e tij.

Ndërsa besime të tjera sugjerojnë se gjurmët kanë lëndë toksike për të helmuar njerëzimin ose për të kontrolluar mendjen e njerëzve në tokë.

Megjthse mund të duket e pabesueshme, teoria ka një bazë historike pasi prej viteve 1950 e 1960-të, SHBA lëshonte në ajër sulfid kadminium e zinku për të testuar shpërndarjen e armëve biologjike, shkruan Unilad.

Asokohe mendohej se kimikatet nuk ishin toksike por më vonë u kuptua se shkaktonin kancer nga ekspozimi zgjatur.

Në një studim të vitit 2021, Sijia Xiao, e Universitetit të Kalifornisë tha mbi çështjen se mbrojtësit e teorisë së gjurmëve kimike “zgjedhin vetëm aspekte që u pëlqejnë atyre nga çështja”.

Teksa teori të natyrshme përhapen në rrjetet sociale, ekspertët kanë folur tashmë duke thënë se gjurmët e bardha nuk janë provë për ekzistencën e kimikateve.

Lexo edhe :  Shpenzimet më të mëdha në jetë i bëjmë në moshën 31-vjeçare

Sipas ‘University Corporation for Atmospheric Research’, ato janë avuj kondensimi nga motorët e avionit.

Studiuesit e Harvard shtojnë se nëse njerëz të fuqishëm do te lëshonin kimikate në ajër, ky do të ishte një operacion i gjerë dhe nuk mund të mbahej sekret.

 

FOTO GALERI
1/3

Shumë njerëz janë mësuar me këto gjurmë të bardha në qiell dhe i pranojnë tashme si të ishin një tipar i zakonshëm

/O.S

Të fundit

Investimet në Sazan/ Kompania e dhëndrit të Donald Trump shpallet ‘investitor strategjik’

Qeveria ka shpallur investitor strategjik kompaninë Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump për investimet në ishullin e Sazanit. Investimi prej...

Analiza e VOA-s: Presidenti Biden në mbrojtje të politikës së tij për Ukrainën

Presidenti Joe Biden thotë se falë rolit të fortë drejtues të administratës së tij, “janë hedhur themelet” për administratën e ardhshme të Presidentit të...

Operohet bebja më e vogël/ Foshnja 30 ditëshe kreu ndërhyrje në zemër në QSUT

Operohet me sukses në zemër bebja me peshën më të vogël në Shqipëri.   Një foshnje  30 ditëshe  2.9 kilogram  u paraqit me urgjencë në...

Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër

Procedi i zgjedhjeve në PD-në e Shkodrës është pezulluar momentalisht dhe si kryetare e kësaj force politike në qarkun verior është komanduar Eljona Shkreli. Gjatë...

“Ari i Zi”/ Sekuestrimi i mbi një milion litra naftë në Durrës, lihen në burg 3 persona

Nga 9 të arrestuarit e policisë gjatë operacionit politcor të koduar “Ari i Zi” për goditjen e kontrabandës së naftës, Gjykata e Durrësit, me...

Lajme të tjera

Web TV