Aksi Thumanë-Kashar drejt përfundimit/ Drejtuesi i projektit: Do hapet në Qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i projektit, Altin Ahmeti, ka zbuluar se aksi Thumanë-Kashar do të hapet në fund të muajit Qershor. Ai ka deklaruar se deri më tani janë realizuar 78.1% të projektit.

Banorët e Thumanës dhe zonave përreth për shkak të shpejtësisë që do të shkojë deri në 130 km/h për 15 minuta do të jenë në Tiranë.

“Gjatësia është 21 kilometra plus 16 kilometra rrugë dytësore. Janë 11 ura, janë 6 nënkalime, 6 mbikalime dhe 144 tombino. Të gjitha këto janë në vlerën 78-80% të realizimit të tyre. Ne kemi dy drejtime të cilat me nga dy korsish 3.75 secila, kemi korsinë e emergjencës 3 metra dhe bankinën 0.7 plus pjesën e trafikndarëses që është 2.6 metra. Shpejtësia është 130 kilometra në orë, që do të thotë banorët e Thumanës dhe zonave përreth aksesimin nga Tirana e kanë rreth 15 minuta”, tha ai.

Ahmeti ka deklaruar se duhet një impenjim shumë i madh që i gjithë ky projekt të realizohet brenda datës.

“Koha e realizimit është mjaft e shkurtër për një objekt të tillë. Pjesa e strukturave që janë goxha të konsiderueshme në numër dhe në gjatësi. Ura më e madhe është 350 metra e gjatë, por janë 11 të tilla, që do të thotë duhet mjaft impenjim që të realizohen brenda kësaj date që ne kemi thënë”, u shpreh Ahmeti.

Kjo rrugë po ndërtohet nga kompania Gener 2 me fondet e veta, ndërkohë që kalimi do të jetë me pagesë, me një tarifë që mbetet për t’u përcaktuar nga një komision i posaçëm.

“Për këtë do të jetë njësia e menaxhimit. Do të jetë një sistem tollesh që do të jetë në pjesën e degëzimit të Rinasit. Do të jetë vetëm një pikë. Për pjesën e operimit pastaj do të jetë njësia tjetër që do bëjë operimin përgjatë gjithë kohës”, tha drejtuesi i projektit.

Lexo edhe :  Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon çfarë shkruhet në Kuran për përplasjen Iran-Izrael

Rruga e re është marrë me koncension për 35 vite. Shteti shqiptar ka marrë përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit, nëse nuk arrihet plani bazë, të ofrojë mbështetje.

Burimet financiare për ndërtimin e rrugës do të sigurohen nga koncesioni dhe ky i fundit do të marrë në kthim të ardhurat nga tarifat që do të vendosen për kalimin në rrugë përgjatë gjithë periudhës së koncesionit./O.S

Të fundit

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për...

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Lajme të tjera

Web TV