test

Shëngjini, destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turoperatorët: Në pranverë ka më shumë nordikë, numër i lartë prenotimesh

Shëngjini dhe sidomos zona e “Ranës së Hedhun” mbetet një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve nga Kosova, por edhe të vizitorëve europian. Pushuesit kanë nisur t’i rezervojnë pushimet e tyre që herët dhe për operatorët, ky është një ogur i mirë, se ky do të jetë një sezon i mbarë.

“Zona turistike e Ranës së Hedhun në Shëngjin mbetet edhe këtë vit destinacion i preferuar për turistët vendas, por edhe ata të huaj. Operatorët turistikë thonë se prenotimet janë të shumta duke e zgjedhur këtë zonë për pamjen e saj të rrallë, çmimet konkuruese, ujin e pastër dhe rërën kurative.”

Drejtuesja e një prej hoteleve në “Ranën e Hedhun”, Stela Curraj thotë se prenotimet janë gjatë gjithë vitit kryesisht në pranverë vijnë nga vendet nordike, ndërsa në sezon janë shqiptarët e Kosovës, Gjermania, Zvicra etj.

“Rana e Hedhun ka marrë një ‘bum’ shumë të madh nga turistët vendas dhe ata të huaj. Kryesisht njerëzit po mësojnë për aftësitë kurative që ka rëra dhe deti. Cilësia e shërbimit tonë, ushqimit, akomodimi i mirë të gjitha këto po ndikojnë në këtë ‘bumin’ e madh që po krijohet.”

Si çdo sezon turistik, gjetja e stafit mbetet sfidë më vete për ta.

“Normalisht ka vështirrësi, por jo aq të madhe për ne sepse mendoj që pagat konkuruese dhe gjitha që ofrohet për mbështetjen e stafit nuk mendoj që do të kemi vështirësi.”

Turistët e shumtë nuk munguan edhe këtë fundjavë, favorizuar nga moti i mirë me diell dhe temperatura të larta.

“Po vijmë shpesh. Plazhi është, qetësia, infrastruktura përgjithësisht.”

Çmimet konkurruese, pastërtia, uji, rëra kurative dhe shërbimi cilësor e bëjnë vijën bregdetare të Shëngjinit gjithnjë e më të frekuentuar gjatë sezonit veror./O.S

Të fundit

Qeveria miraton 300 kuota për kredi të reja, kush përfiton

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka vendosur miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të...

Shpallen të Lum dy martirë nga Papa Françesku

Shpallen të Lum dy martirë nga Papa Françesku. Me autorizimin e Papës, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve Marcello Semeraro shpalli te Lum...

Hotelet, 74 % më shumë vizitorë!/ Janë rritur ndjeshëm netëqëndrimet e turistëve

Të dhënat e hoteleve të publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 62,0%, në krahasim me Prill 2023. Netqëndrimet në...

Zbulohet emri? Erjola i nxjerr ‘sekretin’ Merit: Natën dëgjoj zhurma në shtëpinë tënde…

Dy ish-banoret e “Big Brother VIP3”, Erjola Doçi dhe Meri Shehu, kanë zbuluar se janë komshie. Gjatë puntatës së radhës të “Top Arena”, në...

Greqia kërcënon Maqedoninë e Veriut: Do të ketë probleme në NATO dhe BE

Greqia ka kërcënuar Maqedoninë e Veriut pas tensioneve për përdorimin e termit “Maqedoni”. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për mediat greke,...

Lajme të tjera

Web TV