test

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik në Tepelenë, darka e krushqve u kthye në mort

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dinamika e plotë e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tepelenë, ku humbën jetën katër persona dhe u plagosën 5 të tjerë.

Në aksident u përfshinë tre makina, “Mercedezs Benz”, “Toyota” dhe “BMW”. Ka qënë 42-vjeçari Riza Rrapaj, ai i cili duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues 62-vjeçarin Lavdosh Begaj, punonjës i OST dhe pasagjerë bashkëshorten, krushqit Jani dhe Lavdie Meta dhe nënën e moshuar të Jani Metës, Afërdita Meta.

Nga përplasja kanë mbetur të vdekur:

Riza Rrapaj 42 vjeç
Lavdosh Begaj  62 vjeç
Lefteri Begaj 57 vjeç
Afërdita Metaj 90 vjeç

Dhe të plagosur:

Jani Meta rreth 60 vjeç
Lavdie Meta, 61 vjeç

Në aksident është përfshirë edhe një mjeti tip “BMË”, dhe kanë mbetur të plagosur lehtë shoferi dhe dy pasagjerët në mjet.

Sakaq burime bëjnë me dije se familja Begaj bashkë me krushqit e tyre të familjes Meta ishin nisur për të festuar lindjen e nipit në një lokal në periferi të Tepelenës. Vajza e Lavdosh Begajt është e martuar me djalin e Jani Metës. Ndaj dy çiftet, krushqi me njeri-tjetrin ishin nisur së bashku në një makinë për tek restoranti ku do organizohej darka festive.

Ndërsa ne fshatin Izvor te Memaliajt iu dha lamtumira 42-vjecarit Riza Rapaj. Faturisti i OSHEE-së dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal. Burimet policore konfirmojnë se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë që sollën devijim e korsisë dhe përplasjen e Benzit me Toyotën dhe BMV./O.S

Të fundit

Luiz Ejlli merr vëmendje me veprimin e tij në videon e fundit pranë Kiarës

Çifti Luiz-Kiara së fundmi janë me pushime ne jug te Shqipërisë ku po i shijojnë edhe me të voglën...

E pazakontë/ Gruaja gjysmë e zhveshur dhunon shoferen e një automjeti (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një autostradë në Dallas, ku një grua gjysmë e zhveshur filloi të dhunonte fizikisht drejtuesen e një...

Hotelet në informalitet/ 2.3 mln turistë në 4 muaj, vetëm 13% të deklaruar

Më shumë të huaj që vizitojnë vendin tonë po flenë në strukturat akomoduese. Të dhënat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në muajin...

Ngriti skemë mashtruese me TVSH/ Ja sa vite burg do të vuajë 46-vjeçari Erion Berberi

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet heqje lirie 46-vjeçarin nga Tirana, Erion Berberi. Vendimi është dhënë 4 ditë më parë nga Gjyqtari Mikel...

Shpallet qeni më i ‘shëmtuar’ në botë, ja shpërblimi që mori pronarja

Një qen në SHBA është titulluar si më i shëmtuari në botë. “Wild Thang” që është 8 vjeç e ka fituar garën për Qenin më...

Lajme të tjera

Web TV