Sazani “i dhëndrit” të Trump, Rama: Po shqyrtojmë projektin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë ka komentuar investimin e mundshëm të dhëndrit të ish-presidentit Amerikan Donald Trump në Ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. Rama: “Transforimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, është ambicie e kahershme”

Kryeministri Edi Rama ka pasur dje një takim me drejtuesit politik ku i ka vënë para përgjegjësisë për të fituar thellë zgjedhjet e përgjithshme të 2025. Kryesocialisti tha se Partia Socialiste por fuqizohet dhe por rrit numrin e antarësimeve të reja. Por duke folur para gazetarëve, Rama është pyetur për investimet e huaja siç është edhe dhënia e Sazanit dhëndrrit të ish- presidentit amerikan Donald Tramp. Afrimin e këtyre biznesmeneve, Rama e ka quajtur arritje të tij. Rama tha se në këtë ofertë, të cilën e quajti fantastike dhe me potencial të jashtëzakonshëm, nuk negociohen interesat personale por pjesëmarrja e shtetit shqiptar në këtë investim. Ai nuk e tha mënyrën se si do të fitojë shteti shqiptar nga ky investim i huaj, por e vlerësoj atë. Ai tha se është bërë një aplikim i cili do të shqyrtohet nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para. “Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transforimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, është ambicie e kahershme. Për hir të së vërtetës e kanë pasur ambicie dhe qeveri paraardhëse. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne jemi absolutisht që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para”, tha ai. Ai tha se ideja e këtij projekti kishte nisur para se të bëhej kryeministër. “Ju përflisni, pastaj flisni dhe pastaj vini dhe bëni pyetjet. A thua se çfarë ju përflisni, janë fakte. Unë flas për fakte. Ne sot kemi në tavolinë, një ofertë fantastike që do ta shqyrtojmë sipas ligjit. Si përfaqësuesit e denjët të popullit shqiptarë, që nuk negociojnë interesa personale, por të publikut. Publiku është pjesë e atij investimi.”, tha Rama. Pa dhënë shumë detaje apo informacion për projektet Rama foli edhe për projektin e Porto Romanos. “Injoranca nuk është argument. Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja, të gjitha vendet kanë legjislacione favorizuese, sa i përket zhvillimeve në turizëm, është një garë e egër se kush i ka më favorizuese kushtet që të tërheqë investitorë”, tha Rama. Ai tha se nuk do të falet asnjëgjë që i takon shqipatrëve. “Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, edhe pse nuk kam qenë kundër “Shqipërisë 1 euro” që nxirrte në rrugë pasuritë e shqiptarëve për një euro. Por në sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të Portin e Durrësit psh. Shteti është aksioner dhe nuk është bërë asnjë falje, porti ka qenë është dhe mbetet i shqiptarëve, por është përfshirë edhe interesi i shqiptarëve. Porto Romano do jetë aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi zgjedhur mes alternativës legjitime të vënies së ndërtimit një kompanie të huaj si investitorë dhe hapjes së një tenderi ndërkombëtar. Pasi të ndërtohet shqiptarët do kenë shumë më tepër të ardhura”, tha ai.

Lexo edhe :  Ligji anti-korrupsion/ Socialistët të vendosur, opozita në mëdyshje, a do preket SPAK?

Riorganizimi i PS

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtues të PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste është një fazë të riorganizimit, siç është rienergjizimi i saj. Ai tha për mediat se do të vijojë puna për hapjen e partisë, për anëtarësimet e reja. Ai tha se objektivi i PS është anëtarësimi deri në 50 mijë anëtarë deri në qershor. “Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë si kurrë më parë për rienergjizimin e qelizave bazë të PS dhe për vijimin e hapjes së partisë për anëtarësimet e reja. Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit. Me cfarë kemi parë e realizuar deri tani është objektiv i arritshëm. Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është e vetmja forcë në vend që ka alternativë dhe aftësi qeverisëse si dhe përgjegjësi reale për procesin e anëtarësimit. Shqipëria 2030 të ngjitet në majë. Kurora e kësaj maji është gatishmëria për të qenë anëtar të BE”, tha Rama.

Të fundit

“E kryem për miqësi”/ Dëshmia e plotë e Aliajt: Pasi planifikuam rrahjen, ndoqëm avokatin

Është zbardhur dëshmia e plotë e 32-vjeçarit Dorian Alia, një prej autorëve të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi,...

Luhatje të euros në treg, blerjet e bankave dhe importuesve mposhtin fluksin e turistëve

Grafikët e këtyre ditëve të fundit në kursin e këmbimit të monedhës europiane dhe asaj shqiptare tregojnë një forcim të përkohshëm të së parë...

Do zgjasë mrekullia e Rinasit?

Nga Fatos Çoçoli Në qershor 2018, Rinasi klasifikohej ndër aeroportet më të shtrenjtë të Evropës. Sot është aeroporti me biletat më të lira në botë Në...

Policët 100 euro/dita, më 2 qershor Italia merr në dorëzim kampin e Shëngjinit

Punimet në qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin nga pala italiane kanë ecur me shpejtësi dhe kanë përfunduar, ndërsa në Gjadër janë drejt fundit...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do ndodhë me temperaurat

Ditën e premte vendi ynë do të ejtë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim...

Lajme të tjera

Web TV