Të dënuarit nga GJKKO, letër deputetëve: Po shkelni të drejtat e njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në letër, ata thonë se janë dënuar për të njëjtat vepra si të burgosurit e tjerë që janë pjesë e amnistisë, që pritet të votohet në Kuvend, si kultiimi i bimëve narkotike apo kalimi i paligjshëm i kufirit, ndaj duan barazi.

“Besoj të na mirëkuptoni për letrën që po ju shkruajmë. Kjo letër ju vjen në emër të të paraburgosurve dhe burgosurve nga IVP 313 Tiranë, të gjykuar dhe dënuar nga GJKKO. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë deputetëve të parlamentit shqiptar amnisti dhe falje për gjykatën e posaçme, sepse jemi në popull, jemi të gjithë bashkëvuajtës, janë të drejtat e njeriut për barazi, pasi janë të njëjtat vepra penale si kultivimi i bimës narkotike, kalimi i paligjshëm i kufirit etj. Po ju kërkojmë, sepse jemi dënuar nga drejtësia për herë të parë po vuajmë dënimin, masa alternative nuk kemi dhe po na dënon drejtësia dhe të gjithë deputetët e parlamentit shqiptar.

Do donim mirëkuptimin tuaj, sepse dhe ne si bashkëvuajtësit tanë, kemi familje, prindër, motra, vëllezër dhe fëmijë që na presin. Kjo që po bëjnë ata, është shkelje e të drejtave të njeriut, jemi njerëz, hallexhinj, fatkeq. Ju lutem, edhe njëherë të na mirëkuptoni Top Channel, besimi i popullit shqiptar, besimi jonë. Me respekt, Çunat e SPAK-ut”, shkruhet në letrën e tyre./O.S

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV