Më 23 mars të vitit 1935 vdiq në Vjenë Aleksandër Moisiu. Ai ishte aktor austriak me origjinë shqiptare.
Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne.
Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it. Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
Kalendar
23 Mars 1821 – Lufta Greke për Pavarësi: Beteja e Kallamatës mes forcave kryengritëse dhe trupave osmane të qytetit, ishte një nga ngjarjet e para të kësaj lufte. Kallamata ra në duart e kryngritësve, duke u bërë qyteti i parë i çliruar.
23 Mars 1945 – Operacioni më i madh në luftën e Paqësorit, 1500 anije të marinës amerikane bombardojnë Okinavën në Japoni.
23 Mars 1966 – Ndodh takimi i parë zyrtar pas 400 vitesh, midis Kishës Katolike dhe Kishës Anglikane.
23 Mars 1980 – Shahu i Iranit arrin në Egjipt pas rrëzimit nga froni në Teheran.
23 Mars 1983 – Presidenti amerikan Ronald Reagan shpall planin “Lufta e Yjeve” – Moska tërhiqet në këtë garë të re teknologjie armatimi, duke hyrë në rrugës e dobësimit ekonomik, deri në shembjen e plotë.
23 Mars 1994 – Në një miting elektoral në Tijuana, kandidati presidencial meksikan Luis Donald Colosio, vritet nga Mario Aburto Martínez.