Benet Beci njofton zëvendësimin e transformatorit elektrik në ujësjellësin e Bërdicës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka njoftuar se transformatori elektrik në ujësjellësin e Bërdicës është zëvendësuar pasi u vodh ditën e djeshme (24 mars 2024) nga persona ende të pa identifikuar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Beci kërkon të zbardhjen sa më parë të ngjarjes  nga organet kompetente dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

“Brenda 24 orësh, është bërë e mundur zëvendësimi i transformatorit dhe vënia në punë e stacionit të Ujësjellësit në Bërdicë. Dua të përgëzoj punonjësit dhe Drejtorin e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër për gatishmërinë e treguar dhe punën që kanë bërë gjatë orëve të fundit për rikthimin e furnizimit me ujë të 4 mijë banorëve të zonës së Nën Shkodrës. Mirëpresim që organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe vënien e autorëve para drejtësisë”,- shkruan Beci.

Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.

Të fundit

Dashnor Sula mallkon ata që vjedhin fondet e fermerëve: Haram e paçin…

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në “Debat” , sqaroi në detaje skemën që Partia Demokratike do të përdorë për të...

Adoleshenti godet me thikë 12-vjeçarin, policia hap portalin online për dëshmitarët

Një djalë 14-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje pasi një djalë 12-vjeçar u godit me thikë në Birmingham të martën. Policia e West Midlands...

Gent Bejko shpërthen ndaj Laert Vasilit: Ta dini ju çfarë rruspie është ky pseudopatrioti

Aktori Gent Bejko ka reaguar ashpër pas debatit të fortë mes Gert Ferrës dhe Laert Vasili në “Big Brother VIP”. Në një postim në...

Spanja, atje ku avionët fluturojnë me kerozinë nga vaji i gatimit

Spanja është pararojë në fushën e gjenerimit të karburanteve të rigjenerueshme. Dy rafineri ekzistojnë ndërkohë dhe më 2025 pritet të pasojë edhe një firmë...

SPAK u sekuestron 10 mln dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të patundshme

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u ka sekuestruar rreth 10 milionë kriptovaluta dhe shumë pasuri të tjera të paluajtshme vëllezërve...

Lajme të tjera

Web TV