Gjatë fjalimit të tij në tubimin qytetar, Sali Berisha u shpreh se, Jorgo Goro ndodhet në burg sepse nuk mundi dot Belerin në zgjedhjet e 14 majit.
Berisha: Këtu çdo ditë luhet një fasadë e turpshme. Drejtësia përdoret në mënyrën më të neveritshme, më të shpifur. Të dashur miq, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin. Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.
Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij. Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë. Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët./e.t