Pas sulmit terrorist në Moskë, Franca bën lëvizjen urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve pranë Moskës, Franca ka ngritur alarmin e saj të sigurisë në nivelin më të lartë, njoftoi dje në mbrëmje kryeministri francez, Gabriel Attal.

Në një postim në X, dikur në “Twitter”, Attal tha se hapi, i cili ishte ndërmarrë gjatë një takimi të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të thirrur nga presidenti Emmanuel Macron, erdhi pasi grupi terrorist i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

“Duke pasur parasysh që Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe kërcënimet që mund të prekin vendin tonë, ne kemi vendosur të ngremë “Vigipirate”, sistemi i alarmit i sigurisë kombëtare, në nivelin më të lartë: vëmendje urgjente”, tha Attal.

Alarmi për një sulm të mundshëm terrorist në Francë ka tre nivele dhe alarmi më i lartë mund të vendoset menjëherë pas një sulmi ose kur një grup terrorist i identifikuar dhe i palokalizuar bëhet aktiv.

Niveli më i lartë i alarmit vendoset për një periudhë të kufizuar kohore gjatë menaxhimit të krizës. Ai lejon mobilizimin e jashtëzakonshëm të burimeve, por edhe shpërndarjen e informacionit që mund të mbrojë qytetarët në një situatë krize. Të paktën 137 persona pasi disa persona qëlluan me armë zjarri ndaj pjesëmarrësve të koncertit në sallën e koncerteve Crocus në veriperëndim të Moskës të premten në mbrëmje.

Njëmbëdhjetë të dyshuar, duke përfshirë katër burra që besohet se kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në sulm, janë arrestuar. Katër të dyshuarit kryesorë thuhet se u kapën në rajonin rus të Bryansk, i cili kufizohet me Ukrainën dhe Bjellorusinë, dhe janë dërguar në Moskë për t’u marrë në pyetje.

Dega e Shtetit Islamik me qendër në Afganistan dhe Pakistan, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet ruse nuk e kanë komentuar ende këtë pretendim. Në vend të kësaj, presidenti rus Vladimir Putin, pa dhënë prova, ka sugjeruar se ka “gjurmë” që tregojnë përfshirjen e Ukrainës, akuza që Kievi i ka hedhur poshtë menjëhere./O.S

Të fundit

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për...

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Lajme të tjera

Web TV