Pranverë me borë/ Sinoptikani: Mot i paqëndrueshëm deri të enjten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulet e para të pranverës u mbuluan nga dëbora këtë fillim jave në zonat e thella malore. Për hapjen e rrugëve në aksin Kukës-Shishtavec, Qafë Thore-Theth dhe Tamarë-Vermosh u desh ndërhyrja e borëpastrueseve.

Për zonat e tjera të vendit, java ka nisur me vranësira dhe reshje të përkohshme. Sipas sinoptikanit Haki Osmani, moti do të jetë i paqëndrueshëm deri të enjten.

“Pjesa e dytë e ditës së martë sjell zhvillim të vranësirave, reshje në ultësirën perëndimore. Në zonat malore rishfaqje të flokëve të dëborës. Të mërkurën mbrëmja sjell vranësira, në formën e rebesheve, më të fokusuara në zonat veri dhe vp, dhe më pak në zonat jugore. Mbeten prezente reshjet e shiut dhe dëborës mengjesin e ditës së enjte.”

Luhatje kanë pësuar edhe temperaturat. Pasi ranë këtë fillim javë, të mërkurën pritet të shkojnë deri në 24 gradë.

“Dita e martë sjell luhatje, maksimumi rreth 19. Të mërkurën, maksimumi edhe në 24. Por të enjten sjell një rënie me 3,4 gradë.”

Të martën dhe të mërkurën, problematike do të jetë era.

“Do të jetë me shpejtësi edhe mbi 75 km në det të hapur duke bërë që të kemi problematika në trafikun detar.”

Fundjava në vend do të sjellë më shumë orë me diell, duke bërë që muaji Prill të vijë me mot të qëndrueshëm./O.S

Të fundit

Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026

Pas fitores 2-0 përballë Bahreinit, Japonia bëhet kombëtarja e parë që është kualifikuar në fushë për Botërorin e vitit...

U fut ilegalisht me kamion në Britani, shqiptari fiton gjyqin, nuk do të dëbohet (EMRI)

Një shqiptar që tentoi të hynte ilegalisht në Britaninë e Madhe katër herë është lejuar të qëndrojë pasi u vendos se dënimi i tij...

Japonia bëhet kombëtarja e parë që pret “biletën” për në Kupën e Botës 2026

Japonia është kombëtarja e parë që siguron një biletë për në Kupën e Botës 2026. Ekipi i drejtuar nga Moriyasu triumfoi 2-0 ndaj Bahrain,...

GJKKO çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 të tjerë për rikonstruksionin e komisariateve

1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale...

Mama, jam e lodhur, dua të vdes!” Raketat e Izraelit traumatizojnë fëmijët palestinezë

“Nuk më ka mbetur asnjë fije floku për të krehur me krehër. E mbaj pasqyrën pasi dua të kreh flokët. Dua vërtet që të...

Lajme të tjera

Web TV