Studimi, uji i ambalazhuar përmban nanoplastikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ne një studim të ri, studiuesit janë shprehur se uji i ambalazhuar i shitur në dyqane mund të përmbajë 10 deri në 100 herë më shumë copa plastike sesa ishte vlerësuar më parë. Këto nanogrimca janë kaq të vogla sa mund të shihen vetëm me mikroskop, shkruan CNN.

 

Nanogrimcat mund të migrojnë përmes indeve të traktit tretës ose mushkërive duke shpërndarë kimikate sintetike potencialisht të dëmshme në të gjithë trupin dhe në qeliza. Sipas studimit, një litër ujë – ekuivalenti i dy shisheve me madhësi standarde – përmbante mesatarisht 240,000 grimca plastike nga shtatë lloje të plastikës, nga të cilat 90% u identifikuan si nanoplastikë dhe pjesa tjetër ishin mikroplastikë. Këto të fundit janë disa grimca plastike që mund të variojnë nga më pak se 0,2 inç (5 milimetra) deri në 1/25,000 e inçit (1 mikrometër).
Në studimin e fundit, të botuar në janar 2024 në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, studiuesit nga Universiteti i Kolumbisë prezantuan një teknologji të re që mund të shohë, numërojë dhe analizojë strukturën kimike të nanogrimcave në ujin në shishe.

Rreziqet për shëndetin e njeriut

 

Nanoplastika është një nga llojet më shqetësuese të plastikës për shëndetin e njeriut. Kjo për shkak se grimcat e vogla mund të pushtojnë qelizat dhe indet në organet kryesore (mëlçinë, veshkat,trurin) duke ndërprerë potencialisht proceset qelizore, duke depozituar kimikate që çrregullojnë gjëndrat endokrine, si dhe mund të kalojnë në placentë dhe shkojnë te fëmija i palindur ende. Studimet kanë zbuluar se grimcat e plastikës mund të shkëputen duke hapur dhe mbyllur vazhdimisht kapakun e shishes , duke e shtypur shishen.

 

Lexo edhe :  9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Por cili ka më pak nanoplastikë dhe mbetje kimike, uji i ambalazhuar apo rubineti?

Disa studime kanë raportuar nivele më të ulëta mikroplastike në ujin e rubinetit, megjithëse hulumtimet për këtë çështje vazhdojnë akoma. Prandaj këshillohet që njerëzit të  shmangin konsumimin e ushqimeve dhe pijeve në enë plastike, të përdorin enë qelqi ose inoksi për të reduktuar ekspozimin./O.S

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV