E mbylli policia, rihapet ‘grupi i ferrit’ për vajzat! ‘Albking’ vijon shantazhin me foto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pas mbylljes nga autoritetet, të konsideruarat si ‘grupe të ferrit’ Albkings, rikthehen në platformën Telegram me kërcënime e shantazhe ndaj vajzave dhe grave.

Disa javë ‘Albkings’ me mbi 72 mijë anëtarë, u mbyll nga autoritetet e Kosovës me arrestimin e dy të rinjve që e administronin. Sot, me mbi 25 mijë anëtarë kryesisht djem, ky grup vijon aktivitetin e tij.

Pjesëtarët e grupit bëjnë kërkesa për vajza shqiptare apo të huaja dhe administratorët apo edhe meshkuj të tjerë që  kanë akses për të publikuar, postojnë foto pa censurim dhe numra telefoni të vajzave, numra të cilët pas verifikimit të Report TV, rezultojnë të fikur. Sipas burimeve vajzat që iu publikohen numrat në Telegram, detyrohen t’i ndryshojnë për shkak të shqetësimeve që marrin. Djem të tjerë publikojnë foto intime të ish të dashurave të tyre, për t’u hakmarrë pas ndarjes. Ka dhe nga ata të cilët, pas debateve me pjesëtarë të grupit, arrijnë deri te kërcënimi me publikimin e fotove intime të familjarëve të tyre.

“Të rinj e të reja tërësisht të pa përmbushur shpirtërisht, mezi presin të gjejnë një mundësi apo rrugë që përmbush egon e tyre shpirtërore duke e vënë tjetrin në vështirësi, duke e parë në kushtet e lakuriqësisë. Pas tyre qëndrojnë njerëz me karakter të dobët”, tha sociologia Entela Binjaku.

Disa të tjerë i përdorin të tilla grupe në Telegram për ushtrim prostitucioni. Report TV kontaktoi me një prej tyre.

“Unë jam trans o zemra, 80 e kam orën”.

Sociologia Entela Binjaku e sheh këtë fenomen edhe si një nevojë përmbushje seksuale nga meshkujt, ndaj i këshillon vajzat dhe gratë të jenë të kujdesshme.

Lexo edhe :  “Plas” mes moderatorëve pas “shkarkimit për gafat” në emision/ E çove në zero...

“Të jenë më të kujdesshme të mos i besojnë gjithkujt dhe të kenë këshilla nga familjarë sa herë ndihen se dikush po i vë në vështirësi”, shtoi Binjaku.

Report TV denoncoi pak ditë më parë këtë fenomen si dhe kontaktoi me një nga vajzat e denigruara në grupin “Shqipe87 MEME”, e cila pasi u njoftua për publikimin e fotove të saj, ndoqi rrugën ligjore. Nga sektori i Krimit Kibernetik në Policinë e Tiranës, Report TV iu tha se shumë shpejt do të ketë arrestime, pas ankesave të shumta nga qytetarët.

Ndërkohë Gjykata e Lartë e Spanjës e ka bllokuar paraprakisht aplikacionin Telegram pas ankesave të njerëzve për publikim të materialeve të tyre pa leje./E.T

Të fundit

SPAK ‘frenon’ rritjen e çmimeve të apartamenteve

Pastrimi i parave të krimit të organizuar, investimet në pronat e paluajtshme, mbetet mënyra kryesor për pastrimin e parave...

‘Katunar pa pretendime dhe i padukshëm’/ Ku e sheh veten kryeministri Rama pas 20 vitesh

Ku e sheh veten kryeministri Edi Rama pas 20 vitesh? Në podcastin ‘Flasim’ ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj Rama tregoi “Duke u marrë me...

Teknologjia e shëndetit/ Inteligjenca Artificiale do vizitojë njëlloj si një mjekët

Inteligjenca Artificiale do t’ju vizitojë njëlloj si një mjek. Inteligjenca Artificiale është shumë premtuese në kujdesin shëndetësor. Por ajo gjithashtu përballet me pengesa të...

“Do e gjej forcën në dhimbje”, çfarë shkruante në rrjetet sociale efektivja që u vetëvra

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pasditen e së premtes, ku 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës...

Media franceze ‘Grazia’: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar nga pushuesit në 2024-n

Shqipëria, është një destinacion i ri që ka mahnitur çdo turist të huaj, por që mbetet ende shumë pak e njohur për publikun e...

Lajme të tjera

Web TV