Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, komentoi çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe qëndrimet e Greqisë.
Në një deklaratë për mediat nga Tirana, Santos shprehu keqardhje për deklaratat e Athinës zyrtare.
Ajo deklaroi se autoritetet gjyqësore po bëjnë punën e tyre dhe sanksionet nga Greqia do ta bënin botën të tmerrshme.
“Jam e keqardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di, autoritetet gjyqësore po bëjnë punën e tyre, është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore ndaj duhet të presim vendimin e gjykatës.
Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin”, theksoi raportuesja./O.S