Rama-Berisha bashkë për ligjet e cilësuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja e numrave në Parlament lindi marrëveshjen mes PS-së dhe PD-së së Grupit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha dhe dje palët nuk kanë humbur kohë për të vënë në lëvizje “grupin e dialogut për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”. Gjithashtu është mbyllur pa marrëveshje Komisioni i Reformës Zgjedhore ku protagonist ishte grupimi Basha, i cili tashmë është zëvendësuar me deputetët e grupimit Berisha.

 

Marrëveshja mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste do të japë produktin e saj të radhës. Komisioni parlamentar i Ligjeve këtë të enjte do të konstituojë grupin e dialogut për ligjet me 3/5 dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian. Si pjesë e këtyre ligjeve do të jetë Reforma Zgjedhore si dhe aministia Penale. Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Gazmend Bardhi ka njoftuar më herët publikisht se njëri anëtar do të jetë nga Rithemelimi, Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho nga partia e Lirisë, ndërsa anëtari iu propozua një deputeti nga grupi Basha, por ftesa u refuzua publikisht nga kryetari i PD-së së vulës. Në këto kushte, Rithemelimi do çojë të anëtare zëvendësuese, Dhurata Cupin. Nga mazhoranca anëtar janë Damian GJiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas një dakordësie me mazhorancën dhe Rithemelimin pas rikthimit të tyre në veprimtarinë normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë reformën zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve. Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe kalendari i punës së tyre, ndërsa dokumenti i parë me të cilin do të nisin diskutimet lidhen me amnistinë Penale. Nga dakordësia duket sikur të dyja palët dalin të fituara. Së pari mazhoranca rikthehet e qetë në Parlament pas kaosit të krijuar nga protestat e opozitës, por nga ana tjetër Grupimi Berisha”, më I madhi dhe factor real në opozitë fitoi të drejtën si “përfaqësuese zyrtare” e opozitës, që tashmë jo vetëm njihet nga mazhoranca por ka shenja edhe nga faktori ndërkombëtar.

Lexo edhe :  Rama shqiptarëve të Italisë: Kush vjen i ‘armatosur’ me dije, i fituar

Reagon PD

Partia Demokratike insiston se çështja e listave të hapura dhe votës së emigrantëve nuk është çështje e PD-së, por e sistemit demokratik. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se tre-katër vetë po e çmontojnë në një tryezë pazari apo marrëveshjeje pa marrëveshje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura dhe votimin e diasporës. “Rama dhe Berisha nuk janë të vetëm në këtë marrëzi anti-demokratike. Ata rrethohen nga një tufë frikacakësh që nuk duan votën e lirë por “emërimin” në Kuvend nga Listat e Kryetarit! Kjo është kriza e vërtetë për të cilën çmimin e paguan vullneti i penguar e i ndrydhur i qytetarëve. Kjo është çështje lirie dhe jo emrash” shkruan Kulluri.

 

Të fundit

“Mbas datës 6 të premtoj…”, Albani uron për ditëlindje Miriamin me fjalët më të bukura

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së...

“Qershori nis me 37° C”/ Meteorologia: Vera starton shumë egër

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin qershor, duke qenë se edhe dy ditë na ndajnë nga hyrja zyrtare në stinën...

‘Me i pas dy jetë ti kisha dhënë ty’, publikohet kënga e Kombëtares përpara ‘Gjermani 24’

Më shumë se një këngë, himni që do shoqërojë Kombëtaren në finalet e Europainit 2024 është një mesazh i shkëlqyer promovimi për Shqipërinë. Albania, kështu...

Nuk e fitoi dot “BBV3”, rrëfehet si asnjëherë më parë Jul Deda, zbulon gabimin që bëri

Julian Deda ishte këtë të enjte në “Ftesë në 5” ku ka folur “shtruar” për eksperiencën e tij në Big Brother Vip, të cilës...

Kuvendi i hap dritën jeshile ngritjes së komisionit anti-SPAK

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Kuvend në seancën e së enjtes. Komisioni u miratua me 74 vota pro, teksa 12 ishin kundër...

Lajme të tjera

Web TV