Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier .

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve.

Policia sqaron se i plagosuri është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./O.S

Të fundit

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rama: Zgjedhja e Donald Trump është akti më bujar i zotit

Kryeministri Edi Rama kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian kundrejt Ballkanit Perëndimor sa i përket procesit të zgjerimit. Nga Konferenca...

Fluks i lartë në doganën e Morinës, kosovarët zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri

Kjo e diel ka shënuar një fluks të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Lëvizje më së...

Rusia ndryshon qasje: Tani do të flasim për paqe, jo për luftë!

Kremlini tha sot se rëndësia e bisedës telefonike midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është se tani Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të...

Emigrantët vetëm e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s’kanë marrë asgjë prej saj!

Alban Daci Me eksodin e tyre në fillim të viteve '90, shqiptarët i perceptuan sikur të ishin pushtues të Italisë! Kishin kaluar disa shekuj që...

Tragjike/ Foshnja 9-muajshe sulmohet për vdekje nga qeni pitbull

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Napolit në Itali, pasi një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi u kafshua nga një pitbull. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV