‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me një fitim marramendës.

‘Edhe lekët e Kërrabës i morën dhe filluan pastrimin e tyre. Krijuan një shoqëri në Zvicër me 100 mijë euro kapital. I mori lekët e floririt Kastriot Ismaili dhe shkuan në Kongo dhe blenë minierën e zinkut. Vetëm taksa e tatime i paguajnë Kongos rreth 1 miliardë euro. Fitimi është marramendës.

Kur e blenë, Kongo i kërkoi Ilir Metës dhe Ismailajt na ndërto një spital falas dhe një shkollë falas dhe i ndërtuan këto. Një aferë e rëndë kundër shqiptarëve dhe këto para nuk duhet të vazhdojnë më të pastrohen dhe të pasurohen kriminelët që të porosisin vrasjen dhe blejnë vota dhe krijojnë destabilitet si me Himarën.

Duhet ta ndërpres SPAK. Shqiptarët tallen dhe thonë Zot na ruaj në duart e kujt paskemi pas qenë,. Një njeri që hipën majë shtyllës dhe bën akrobacira. Nëse do të shkoj në origjinë tjetër punë dhe të lërë dopio-gjashtën, jam i sëmurë psiqik. Para tre ditësh ishte në konferencë shtyp. U nxor një konkluzion që ky me të vetët po lufton për të mbuluar krimet. Pse rri duarkryq SPAK-u?’/e.t

Të fundit

Ngjela: Pse është i qetë Rama!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por...

‘MailOnline’: Pensionistët britanikë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin për të jetuar

Ujërat e kristalta dhe plazhet e arta të Shqipërisë i kanë dhënë asaj titullin “Maldivet e Evropës”, shkruhet në të përditshmen britanike “MailOnline”. “Vendi i...

Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin e premtuar

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht...

Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

Një raport i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rrezikun e rënies në varfëri apo përjashtim social për fëmijët e...

Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder

Nëse mendoni se njohjet e reja bëhen ende nga mblesëritë e fisit apo nga gratë që mblidhen për kafe në shtëpitë e njëra-tjetrës, jeni...

Lajme të tjera

Web TV