E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te shumta për përfshirjen në afera të rënda korrupsioni siç janë : fshehja e të ardhurave, korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie, mospagim taksash etj, duket se presidenti nga krahu tjetër është shumë i qetë.
Këtë e vërteton edhe aktiviteti i lartë i tij nëpër rrjete sociale i këtyre ditëve të fundit me foto dhe video në stërvitje apo duke hipur në shtylla tensioni të larta duke treguar se është në “Top” forme.
Sot Meta ka publikuar një foto në Facebook me qenushin e tij “Mogi” ku duken të dy të lumtur dhe aspak të shqetësuar për situatën në te cilën ndodhet.Madje ai nuk ka nguruar tu kthejë edhe përgjigje “pikante” qytetarëve.
Teksa një qytetar i ka komentuar tek fotoja në fjalë se : “ Ai nuk të njeh se kush je është një qenie e pafajshme ta di që ke vjedh thesarin e shtetit dhe ai shok që të ka ngel s’do të afroheshe,” nga krahu tjetër presidenti i është përgjigjur me fjalët : “Sa rëndë qenke shoku patronazhist. Të shkuara dhe kurajo”. A është kjo vallë njëformë, një mënyrë për të treguar se ai nuk ka asgjë për tu shqetësuar apo po shijon deri në limite ditët e fundit si qytetar i lirë?Kjo mbetet për tu parë pas vendimit te Gjykatës./e.t