TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes së videove njoftoi se më shumë se dy miliardë njerëz në mbi 50 vende priten të shkojnë në votime këtë vit. Qendrat e saj zgjedhore do të përdoren për t’i drejtuar njerëzit drejt informacioneve të besueshme. Por, TikTok-u ka një sërë telashesh në Amerikë.

Plot një muaj më parë, Shtëpia e Bardhë iu dha agjencive federale të SHBA-ve 30 ditë kohë për të fshirë aplikacionin e njohur të mediave sociale me pronësi kineze TikTok nga të gjitha pajisjet celulare të dhëna prej qeverisë, mes rritjes së shqetësimeve për sigurinë. Kanadaja njoftoi një ndalim të ngjashëm.

Kongresi, vetë Shtëpia e Bardhë dhe më shumë se gjysma e shteteve amerikane e kanë ndaluar tashmë median sociale TikTok, mes shqetësimeve se Kina mund të përdorë fuqitë e saj ligjore dhe rregullatore për të marrë të dhëna private të përdoruesve ose për të tentuar të përhapë dezinformimin apo narrativat që favorizojnë Pekinin. Forcat e armatosura të SHBA-ve e kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet ushtarake dhe Bashkimi Europian ka ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok në telefonat e punonjësve.

Më shumë se dy të tretat e adoleshentëve amerikanë përdorin TikTok-un, i cili është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020. Media sociale është vënë në shënjestër nga kritikët që thonë se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve si materialet që kanë shlfetuar apo vendndodhjen e tyre.

Kina thotë se ndalimet dëshmojnë pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbëjnë abuzim të pushtetit. Si FBI-ja, ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve kanë paralajmëruar se ByteDance mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut me qeverinë autoritare të Kinës.

Ekzistojnë shqetësime se kompania po dërgon të dhëna të përdoruesve në Kinë, në shkelje të rregullave të rrepta europiane mbi privatësinë. Për më tepër, ka pasur shqetësime mbi përmbajtjen e TikTok dhe nëse aplikacioni dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.

Lexo edhe :  "Në kërkim të makinës së ëndrrave"/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

KUSH I KA NXITUR KUFIZIMET NDAJ TIK-TOK/ut?

Në vitin 2020, presidenti Donald Trump dhe administrata e tij u përpoqën të ndalonin marrëdhëniet me pronarin e aplikacionit TikTok, ta detyronin të shiste pronat e tij në SHBA dhe ta hiqte nga aplikacionet në telefona.

Gjykatat bllokuan përpjekjet e Trump-it për të ndaluar TikTok-un dhe presidenti Joe Biden, pasi mori detyrën, shfuqizoi urdhrat e Trump-it, por urdhëroi një studim të thelluar të çështjes. Një shitje e planifikuar e pronave të TikTok-ut në SHBA u anulua.

Në Kongres, të dyja partitë kanë shprehur shqetësim për aplikacionin. Në dhjetor 2023, Kongresi miratoi “Aktin Jo TikTok për pajisjet qeveritare”, si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të financimit të qeverisë. Legjislacioni lejon përdorimin e TikTok-ut për raste të veçanta që lidhen me sigurinë kombëtare, forcimin e ligjit e qëllime kërkimore./O.S

Të fundit

Këtë janë dy të rinjtë,punonjës së ambasadës së Izraelit në SHBA që u vranë në Washington

Ambasada e Izraelit në SHBA ka ndarë foton e dy punonjësve të saj, të cilët u vranë si pasojë...

“Gjithmonë fitoj trofe në sezonin tim të dytë”, fansat rikujtojnë fjalët e Postecoglou

Një deklaratë e Ante Postecoglou në muajin shtator, për shumë muaj është kthyer në tallje ndaj tifozëve të Tottenhamit. Trajneri australian, pas dy humbjeve...

Dosja 5D/ Përplasje në seancën gjyqësore, kërkesat e të pandehurve që shkaktuan debat

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes 5D, është shoqëruar me tensione në sallën e gjyqit. Denion Bogdani, avokati i të pandehurit Redi Molla, ka...

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje që e përmbylli në vitin...

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave...

Lajme të tjera

Web TV