Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka thënë të premten se u ka kërkuar 46 vendeve nëse mund ta ndihmojnë me dërgimin e më shumë se 2.000 oficerëve policorë për ruajtjen e sigurisë gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere në Paris.

Organizatorët janë duke i përfunduar planet e sigurisë për Olimpiadën e parë në kryeqytetin francez pas një shekulli, në një kohë shqetësimesh për sulme të mundshme.

Ministria e Brendshme e Francës tha të premten se kërkesa për ndihmë të sigurisë nga jashtë u bë në janar. Ajo i ka kërkuar gati 2.185 oficerë për të ndihmuar rreth sigurisë gjatë Lojërave dhe për ta “përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha ajo.

“Kjo është një qasje klasike e vendeve nikoqire për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare”, tha Ministria.

Ajo nënvizoi se Franca i kishte dërguar 200 xhandarë në Katar për Kupën e Botës në futboll më 2022, si dhe i kishte mirëpritur 160 oficerë nga forcat evropiane të sigurisë për Kupën e Botës në ragbi, të cilat i organizoi Franca vitin e kaluar.

Ndaras, Ministria e Mbrojtjes e Francës u ka kërkuar vendeve të huaja një “numër të vogël” ushtaresh, të cilët mund të ndihmjnë me detyra “shumë specifike” gjatë Lojërave, tha koloneli Pierre Gaudilliere, i cili është zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se vendi i tij do të dërgojë ushtarë në Olimpiadën e Parisit.

Siguria është sfida më e madhe për autoritetet franceze gjatë Olimpiadës së Parisit, i cili është një qytet që është goditur vazhdimisht nga sulme vdekjeprurëse nga ekstremistët islamikë dhe i cili i pret hic më pak se 15 milionë vizitorë nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Qeveria e Francës e ka ngritur vigjilencën e sigurisë në shkallën më të lartë, pas sulmit vdekjeprurës në një sall koncertesh në Rusi, për të cilin e mori përgjegjësinë Shteti Islamik.

Lexo edhe :  Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Më shumë se 140 njerëz u vranë nga disa burra të cilët shtinë me armë zjarri ndaj pjesëmarrësve në koncert dhe pastaj ia vunë zjarrin ndërtesës më 22 mars./E.T

Të fundit

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te të majtët po ashtu dhe...

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV