U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e Himarës.

Ai u pështy nga një prej banorëve të pranishëm që kërkuan dhe largimin e tij nga mbledhja.  Tavo në një prononcim për median tha se “interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot”.

“Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai më tej.

Prefekti i Vlorës u ndal dhe tek hipotekimi i pronave në Himarë, ku tha se në bashkëpunim me Kadastrën e shtetit do të nisë javën tjetër procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”

“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor” Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.  Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.”, tha Tavo./O.S

Të fundit

Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

Stresi, ka qenë një mbështetës i hershëm i Gjestin në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Së...

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriam Cani e uron me fjalë të ndjera

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga partnerja e...

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri dyshohet se është vetëvarur...

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Koktej molotovi, kallashnikovë dhe plagosje/ Pashkët kthehen në një zonë lufte në Greqi

Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh nga përdorimi i kontrolluar i...

Lajme të tjera

Web TV