Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, gjatë një interviste televizive u pyet nëse Partia Socialiste ka në llogaritë e saj një kandidim të mundshëm të Vangjel Tavos për Bashkinë e Himarës.
Ai tha se PS-ja aktualisht po pret procesin gjyqësor të Fredi Belerit dhe më pas do të nisë të bëjë llogaritë e saj për zgjedhjen e një emri, i cili do kandidojë në këtë bashki, gjithmonë në rast se do ketë zgjedhje të parakohshme.
Ai theksoi se Vangjel Tavo është një prej emrave, i cili ka kontribuuar në forcimin e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës zyrtare, ndërsa shtoi se beson se edhe në kushtet aktuale, emri i tij do të shërbejë si një urë për marrëdhënie të mira me shtetin fqinj./O.S