Berisha: Mosbindja civile është rruga e vetme për të triumfuar kauzën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme. Berisha tha se kryeministri Edi Rama nga zyra e tij përcakton sipas tij tenderat e “klientelës” së tij dhe vetë merr përqindjen.

Ai tha se çdo ditë Shqipëria bëhet një vend i ndaluar për shqiptarët, pasi pasuritë e vendit vetëm vidhen. Ish-kryeministri tha se 20 shkurti ishte prova e përgjithshme, ndërsa tani qytetarët presin sulmin përfundimtar mbi regjimin.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Miqtë e mi, çdo ditë regjimi njofton lajme, të cilat faktojnë armiqësinë e tij ndaj qytetarëve. Çdo ditë, Edi Rama, ky pushtetar prej 25 vitesh në pushtet, që ka përqendruar gjithçka në duart e tij, vendos të dëshpërojë, të poshtërojë, të injorojë, të varfërojë, të vjedhë shqiptarët gjithnjë e më shumë.

Çdo ditë, oratorët nga kjo platformë denoncojnë njëri pas tjetrit këto akte, të cilat në një vend tjetër do kishin rrëzuar çdo muaj një qeveri. E them këtë për të theksuar se urgjente, sa jetike, sa vendimtare është sot mosbindja jonë civile ndaj këtij regjimi, i cili nuk ndalet me asgjë përveçse me forcën e mosbindjes civile.

Edi Rama nga zyrat e tij përcakton tani çdo ditë tenderat që fiton klientela e tij dhe që ai merr përqindjen. Firmos kullat, në të cilat ai siç thonë rëndom, merr 30-përqindëshin. Shpërndan bonot e investitorëve strategjike, ku përsëri vetë është në përqindjet më të majme.

Firmos plaçkitjen e 1.4 milionë metër katror tokë publike në Durrës me një vlerë 1.8 miliardë euro.
Çdo ditë Shqipëria bëhet një vend i ndaluar për shqiptarët. Pasuritë e saj, pasuri të ndaluara për shqiptarët, pasuri të mallkuara për shqiptarët, pronë e hajdutëve qeveritarë. Çdo ditë që kalon është vonesë e madhe në betejën tonë pa kthim për mosbindje civile.

20 shkurti ishte prova e përgjithshme, qytetarët presin, sulmin, sulmin, sulmin përfundimtar mbi regjimin që sundon në aleancë me krimin, me vjedhjen, drogën. Vetëm mosbindja civile e pandalshme, e pandërprerë, është zotimi ynë, është betimi ynë, është rruga e vetme për të triumfuar kauzën tonë të drejtë./O.S

Të fundit

Fluks i lartë në doganën e Morinës, kosovarët zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri

Kjo e diel ka shënuar një fluks të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit...

Rusia ndryshon qasje: Tani do të flasim për paqe, jo për luftë!

Kremlini tha sot se rëndësia e bisedës telefonike midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është se tani Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të...

Emigrantët vetëm e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s’kanë marrë asgjë prej saj!

Alban Daci Me eksodin e tyre në fillim të viteve '90, shqiptarët i perceptuan sikur të ishin pushtues të Italisë! Kishin kaluar disa shekuj që...

Tragjike/ Foshnja 9-muajshe sulmohet për vdekje nga qeni pitbull

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Napolit në Itali, pasi një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi u kafshua nga një pitbull. Ngjarja...

Zhvendosja e palestinezëve/ Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës. Bëhet...

Lajme të tjera

Web TV