Çfarë është dhimbja fantazmë? Habit mjeku i njohur: Më e çuditshmja që kam studiuar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apostol Vaso, mjeku që është i specializuar në trajtimin e dhimbjeve kronike, shpreh habinë e tij në momentin që nisi të studiojë diçka të veçantë: Dhimbjen fantom, ose siç njihet ndryshe dhimbja fantazëm.

Mjeku tregon për “Real People”, se një pacient me këtë dhimbje, jo vetem ka ndjesinë e pranisë së një gjymtyre që i mungon, por ndjen edhe dhimbje në atë pjesë të trupit që nuk e ka.

Mjeku tha se senacioni fanton që krijohet nga këmba e prerë është një haluçinacion. Ky sensacion sipas tij ikën në momentin që pacienti vendos protezë dhe i duket sikur e ka këmbën e tij.

“Dhimbja më e çuditshmja që kam studiuar dhe jam marrë është dhimbja fantomë ose siç quhet ndryshe dhimbja e këmbës së prerë. Quhet dhimbja fantazmë pasi dhemb këma që mungon. Këmba e munduar ndihet sikur është dhe ajo e munguara dhëmb tek gishtat. Kjo është dhimbja më e çuditshme dhe kjo është sfida sot e mjekësisë.

Në rastet e kancerit të kockave, dhimbja vazhdonte njësoj dhe kur hiqej këmba. Më tepër i sëmuri invalidizohet nga dhimbja se sa nga mungesa e këmbës. Kur ne flasim për sensacionin fantom, i sëmuri e shikon këmbën që nuk e ka por e ndien sikur e ka. Ndjesia e prekjes, temperaturës dhe kruarjes është tek ajo këmba që nuk e ka. Nuk është sikur, është aty. Interasantja është kur pacienti thotë ndiej këmbën që nuk e kam. Është haluçinacion në këndvështrimin tim, madje ka artikuj që e konsiderojnë si haluçinacion”, tha ai./O.S

Të fundit

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Lajme të tjera

Web TV