Egla Ceno është një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të BBV.
Loja dhe strategjia e saj brenda shtëpisë, krijon shpesh dinamika jo vetëm brenda BBV, por edhe në gjithë publikun që e ndjek këtë format.
Në një video gjatë mbrëmjes dje, Egla Ceno është shfaqur mjaft e acaruar me produksionin në një bisedë me Romeon, kjo pasi sipas saj nuk i hapin derën e dhomës së rrëfimit dhe kur është brenda dhomës i flasin keq.
Pjesë nga biseda:
Egla: Nuk më hapin as derën e dhomës së rrëfimit dhe më përgjigjen keq në dhomën e rrëfimit.
Romeo: Isha unë …
Egla: Kaq. Mos janë me cikël a nuk di me çfarë. Nuk di çfarë kanë, do duroj dhe këta tani…
BB: Egla kujdes mikrofonin
Egla: Nervat e këtyre, të të padukshmëve… /O.S