Drejtorët e Bashkisë në burg/ Tabaku: Qeveria ka krijuar një sistem korrupsioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, ku disa drejtorë në Bashkinë e Tiranës u arrestuan me kërkesë të SPAK..

Në një postim në rrjete sociale, Tabaku shkruan se qeveria ka ngritur një sistem korrupsioni dhe parlamenti duhet të angazhohet në luftën kundër këtij sistemi.

Sipas Tabakut, nuk mund të kemi një qeveri që lufton korrupsionin nëse nuk kemi një të tillë që e denoncon.

 “A e dini sa kallëzime ka bërë qeveria në SPAK? Zero kallëzime në tatime, dogana, koncesione a thua se i ka punët vaj qeveria dhe nuk ka nevojë të kallëzojë asgjë. Ndërkohë që arrestimet e ditëve të fundit në nivel lokal dhe nivel qendror treguan se sot nuk ekziston asnjë sistem parandalues për korrupsionin. Që nuk ekziston asnjë filtër, ku zyrtarë publik me poste publike, po pa kontribute publike dhe pa kontribut politik krijojnë kompani, marrin tendera, marrin koncesione, marrin leje ndërtimi japin favore familjarëve të tyre dhe e përdorin buxhetin e shtetit si bankomatin e tyre personal.

Sigurisht që kjo ndodh me vullnet politik, me shkelje syri politike por tregon që sistemi ka dështuar. Tregon që auditi, kontrolli tek të gjithë filtrat me atë që ndodh me financat publike nuk kanë funksionuar. Për këtë arsye kemi nevojë për një qasje të re për të luftuar korrupsionin sistemik, këtë korrupsionin endemik që është duke gërryer çdo qelizë të qeverisjes. Kemi nevojë për një mënyrë të re, për një qasje të re duke nisur nga ligjet bazë tek ato më specifike.

Për të nisur nga fushat me prokurimet, tatimet, me koncesionet, me pronën dhe kadastrën, me të gjitha ato sektorë që ofrojnë shërbime dhe në qendër të kësaj lufte duhet vendosur parlamenti. Nuk kam asnjë besim që ato që sot shkojnë përditë tek SPAK mund ta luftojnë korrupsionin”, shprehet Tabaku./O.S

Të fundit

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare,...

Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë...

Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë të cilat duhet...

‘Qyteti i humbur’ nën oqean është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë!

I vendosur afër majës së një mali nënujor në perëndim të Ridge Mid-Atlantic shtrihet një peizazh misterioz dhe mbresëlënës – Qyteti i Humbur. E...

FSHF s’u beson gjyqtarëve nga Shqipëria për ‘Final 4’/ Dy arbitra nga Evropa ‘në garë’

Superliga shqiptare e futbollit është në fazën e "Final 4", mini-turneut që do vendos edhe skuadrën kampione. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë mes...

Lajme të tjera

Web TV