Parashikimi i zymtë i Nostradamus për mbretërimin e Charles në 2024 (fotot)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nostradamus, i cili besohet se ka parashikuar ngjarje si 11 Shtatori, dhe krizat ekonomike moderne, ka shkruar 942 parashikime në librin e tij ‘Les Propheties’ në vitin 1555, sipas të përditshmes Metro.co.uk.

Me sa duket do të ketë më shumë ‘dramë’ për familjen mbretërore britanike në 2024, teksa sipas parashikimit të frikshëm ‘Mbreti mund të largohet me forcë nga posti’.

Në libër thuhet: “Mbreti i ishujve britanikë mund të largohet me forcë … e të zëvendësohet nga një që nuk ka shenjën e mbretit.’

Eksperti Mario Reading ka analizuar paragrafin dhe në interpretimin e tij thotë: “Për arsye të mos aprovimit të divorcit të tij, ai konsiderohet jo në lartësinë e duhur. Populli do të largojë me forcë Mbretin e ishujve dhe do të zëvendësohet nga dikush që nuk mendohej kurrë të bëhej mbret”.

Nostradamus besohet se ka precedentë mjaft pozitivë në parashikimet për familjen mbretërore, ose të paktën me interpretimet që i janë bërë atyre nga “ekspertët”.

Ai ka parashikuar vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II në 2022 madje dhe moshën e saj të saktë.

‘Mbretëresha Elizabeth II do të vdesë rreth vitit 22, në moshën rreth 96 vjec,’ është shkruar në fjalët e zymta, sipas analistit Mario Reading.

Nostradamus ka parashikuar gjithashtu se mbreti mund të tërhiqet vetë nga froni, dhe se Princi Harry mund të marrë fronin, edhe pse është në fakt i pesti nëradhë.

Zhvillimi vjen teksa mbreti Charles ka thënë se po trajtohet për kancer, ashtu si dhe princesha Kate Middleton që po kryen trajtime parandaluese, sipas njoftimeve të pallatit mbretëror.

Në një njoftim të Kensington Palace për këtë të fundit thuhej: ‘Princi e princesha janë të prekur nga mesazhet e dashamirësisë këtu në Britani dhe vendeve të tjera të bashkësisë se Commonwealth’.

FOTO GALERI
1/3

“Për arsye të mos aprovimit të divorcit të tij, ai konsiderohet jo në lartësinë e duhur. Populli do të largojë me forcë Mbretin e ishujve dhe do të zëvendësohet nga dikush që nuk mendohej kurrë të bëhej mbret”./O.S

Të fundit

Sulm me thikë në një park në Gjermani, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë vdekur në një sulm me thikë në një park në Aschaffenburg të Gjermanisë. Sipas mediave...

G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri

G Bani ka treguar një histori të tijën personale në shtëpinë e “BBV”. Ai ka treguar për lidhjen 5-vjeçare që ka pasur me një...

IDF: Në Gaza kemi vrarë 20 000 militantë të Hamasit

Shefi i Shtabit të Izraelit në largim, Gjeneral Herzi Halevi tha se forcat izraelite kishin vrarë 20 000 militantë të Hamasit gjatë luftës 15-mujore...

Franca lëshon urdhërarrest të ri për Bashar al-Assad

Hetuesit francezë kanë lëshuar një urdhërarrest kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një...

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton projektvendimin, ja si do të ndahen mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumë emërore, për çdo zonë zgjedhore, për...

Lajme të tjera

Web TV