Skenë filmi, merr fund pas 6 orësh pengmarrja në një lokal në Holandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 28-vjeçar u vu në prangat e policisë pasi mori peng 4 persona në një lokal në qytetin Ede, në Holandën qendrore. Situata e pengmarrjes, e cila zgjati më shumë se 6 orë, bëri që autoritetet të evakuonin 150 shtëpi në zonën përreth. Motivet e autorit të dyshuar nuk janë të qarta, por sipas autoriteteve vendase nuk ka të dhëna që të ketë lidhje me terrorizmin.

E përditshmja holandeze De Telegraaf raportoi se ngjarja ndodhi në Petticoat cafe, një bar kafe i zonës dhe lokal nate. Tre pengje u liruan gjatë orëve të para të së shtunës, ndërsa pengu i katërt u la i liri më vonë gjatë paradites. Kryebashkiaku i Ede, Rene Verhulst, tha në një konferencë për shtyp se pengjet ishin punonjës të lokalit, të cilët po merreshin me pastrimin.

Duke folur krah tij, prokurorja e përgjithshme Marthyne Kunst deklaroi se i dyshuari kishte me vete disa thika dhe një çantë shpine, por se çfarë kishte brenda mbetet e paqartë. Ajo shtoi se autori ishte i njohur për autoritetet policore dhe kishte qenë i dënuar të për një krim në të shkuarën.

Autoritetet do të hetojnë tashmë motivet e ngjarjes, ashtu sikurse gjendjen shëndetësore të pengmarrësit, tha Kunst.

Imazhet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë për një prani masive të forcave të policisë. De Telegraaf raportoi se në vendngjarje ndodhej edhe një negociator.

Kryebashkiaku Verhulst e cilësoi ngjarjen si një “situatë të tmerrshme” dhe tha se mendimet e tij shkonin tek ata që u prekën prej saj./O.S

Të fundit

Alarmi i NATO-s: Evropa ka vetëm 5% të mbrojtjes kundërajrore të nevojshme në rast lufte

NATO ka vetëm 5 për qind kapacitet të nevojshme për të mbrojtur frontin lindor në Evropë nëse ndodh një...

Çupi ngre alarmin: Përfshirja e strukturave shtetërorë në krim, e rrezikshme

Çupi u ndal te rasti ku dy punonjës të AMP Durrës dhe një gazetar shantazhonin zyrtarët e lartë të policisë, ai tha se shtrembërimi...

Erërat e forta në SHBA marrin “zvarrë” aeroplanin në pistë

Një aeroplan i kompanisë American Airlines është lëvizur nga erërat e forta, që goditën aeroportin ndërkombëtar Dallas Fort Worht ne Teksas. Bëhet fjalë për një...

Bashkimi Europian jep dritën jeshile, ja çfarë pritet të ndodhë në territorin e Serbisë

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do të mundësojë vendosjen e...

“Albania” e Europianit/ FSHF zbulon këngën e Kombëtares kuqezi për “Euro2024”

FSFH ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, këngën ‘himn’ për tifozët, që do të shoqërojë kombëtaren kuqezi në Euro2024. “𝑨𝒍𝒃𝒂𝒏𝒊 𝒐’ 𝑨𝒍𝒃𝒂𝒏𝒊, 𝒆𝒅𝒉𝒆...

Lajme të tjera

Web TV